Përbërësit
500 gramë qiqra
1 qepë e thatë
1 tufë majdanoz
1 limon
1 lugë supe mustardë
1 lugë çaji paprika
pak dhiozmë
1 lugë çaji curry
½ luge çaji xhenxhefil pluhur
një majë luge spec djegës
3 lugë gjelle thërrime buke të grira
vaj, kripë, piper

Përgatitja
Një natë më parë vëmë qiqrat në ujë. Të nesërmen u heqim ujim dhe i grijmë në mikser, po pa i bërë pluhur, le të ketë copëza. Në mikser shtojmë qepën, erëzat, mustardën, thërrimet e bukës dhe pak vaj ulliri. Masa duhet të bëhet si rërë e lagur. Nëse është shumë e ujshme, shtojmë pak thërrime buke. I japim formën e qofteve të mëdha, të shtypura dhe i vëmë në një tepsi ku kemi vëmë letër furre. I pjekim në furrën e parangrohur, në 180 gradë, për 20-25 minuta, ose sa të marrin ngjyrë. I shërbejmë me feta limoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *