Je nga ata/ato që mendojnë se martesa është e domosdoshme dhe se mund t’i qëndrosh besnik/e gjithë jetën një njeriu apo të ka humbur besimi te ky institucion, prandaj i eviton lidhjet serioze? Lexo më poshtë për ta zbuluar…

  1. Të jesh i/e lidhur seriozisht, do të thotë…
  1. Të kesh një kontratë ose të kesh premtuar për të bërë diçka
  2. T’i besosh dikujt totalisht
  3. Ta bësh një person për institut mendor ose burg
  1. Ke besim te vendimet e tua?
  1. Jo shumë, sepse kam marrë shumë vendime të gabuara
  2. Jo, sepse kam frikë mos bëj ndonjë hap të gabuar
  3. Mendohem gjatë, por zakonisht marr vendimet e duhura
  1. Sa këmbëngulës/e jeni:
  1. Unë gjithmonë e mbaroj atë që filloj
  2. Mërzitem dhe hutohem shpejt, prandaj e kam të vështirë ta mbaroj atë që filloj
  3. Dorëzohem shpejt
  1. Ke dy muaj që shoqërohesh me dikë dhe ai/ajo të fton t’i kalosh Krishtlindjet në shtëpinë e tij/saj. Çfarë bën?
  1. Shkon, çon lule dhe mundohesh të mos e derdhësh verën te mbulesa e tavolinës
  2. Gjen një justifikim se ke plane të tjera, për të mos shkuar
  3.  Shkon dhe shpreson që mos të të marrin në pyetje si në hetuesi
  1. Je lidhur me një person. Kur mendon se do të jeni “ekskluzivisht” për njëri-tjetrin?
  1. Menjëherë sapo lidhesh
  2. Pas nja dy takimesh
  3. Pas disa muajsh
  1. Partneri/ja jote është jashtë qytetit dhe të telefonon ish-i/e dashuri/a, duke t’u lutur që të riktheheni bashkë. Çfarë bën:
  1. Shkon, por nuk i thua gjë partnerit/es
  2. Nuk do të vësh në provë vullnetin tënd dhe nuk shkon
  3. As që të shkon ndërmend të shkosh
  1. Të lidhesh seriozisht me dikë, do të thotë…
  1. Të rrish me të gjithë jetën tënde
  2. Të rrish me të derisa të ekzistojë dashuria
  3. Të mos ketë një të tretë mes jush
  1. A duhet të vazhdojë martesa “derisa vdekja t’ju ndajë”?
  1. Po, do të ishte ideale, por nuk shkon gjithmonë kështu
  2. Jo, është e pamendueshme
  3. Po, përndryshe pse do të martoheshe?
  1. Ke refuzuar ndonjëherë në kaluarën, propozimin për martesë të dikujt që e doje?
  1. Jo
  2. Po
  1. Aktualisht, je:
  1. Beqar/e sepse kështu dëshiron
  2. Beqar, për shkak të fatit të keq
  3. I/e martuar
  1. Cili është detyrimi më i rëndësishëm që ke në jetën tënde tani:
  1. Fëmijët
  2. Kredia për t’u paguar
  3. Kopështi me lule ose perime
  1. Nëse thua se do të bësh diçka:
  1. Mundohesh ta bësh, por jo gjithmonë ia del mbanë
  2. Zakonisht, e bën
  3. Askush nuk të beson më
  1. Do të preferoje më mirë t’i hyje një projekti të madh, sfidues, sesa një të vogli, por që ta shpërblen mundimin e marrë:
  1. Projektet e mëdha, sfiduese, janë ato që më pëlqejnë më shumë.  
  2. Projektet e vogla, shpërblyese, më tërheqin më shumë, sepse duken më të realizueshme.
  3. Edhe pse jam pak nervoz/e kur më duhet t’i hyj një projekti të madh, preferoj më mirë ata sesa të vegjlit.

Pikët:

1          1          2          0

2          1          0          2

3          2          1          0

4          2          0          1

5          2          1          0

6          0          1          2

7          2          1          0

8          1          0          2

9          2          0

10        0          1          2

11        2          1          0

12        1          2          0

13        2          0          1

Rezultatet:

Nëse ke marrë 18-26 pikë:

Ti je, pa dyshim, sinonim i fjalës detyrim, që nuk sprapsesh nga asnjë lidhje serioze

Ti nuk ke frikë të “nënshkruash” një kontratë, ndryshe nga shumë njerëz të tjerë. Lidhjet dhe përgjegjësitë janë të rëndësishme për ty. Ti do të njohësh njerëz te të cilët mund të mbështetesh dhe kjo bën që edhe të tjerët të mbështeten te ti. Ke tendencë të duash përgjegjësitë e rutinën, por të duhet pak spontanitet në jetë. Natyra jonë njerëzore ka nevojë për varietet dhe për pak piper. Bëj një shëtitje në këmbë kur të kthehesh nga puna ose shko në ndonjë restorant ose fast-food vetëm, pa praninë e partnerit/es. Në fillim mbase nuk do të dish si të sillesh, por më pas do të biesh në kontakt me veten, të cilën e ke humbur në detin e madh të përgjegjësive dhe detyrimeve. Nëse nuk do të kujdesesh për veten, nuk do të ndjehesh i/e lumtur në një lidhje dhe detyrimet do të të rëndojnë.

Nëse keni marrë 9-17 pikë:

Je një person besnik dhe i devotshëm, që nuk ka frikë të marrë përsipër detyrime

Ty të pëlqejnë detyrimet, megjithëse nuk hidhesh në to me sy mbyllur. Ti mendon se shumica e veprimeve në jetë është bërë për t’u marrë seriozisht dhe ti je personi i duhur për ta bërë këtë. Të pëlqejnë detyrimet dhe nuk e ke të vështirë t’i mbash premtimet e dhëna. Ti nuk e sheh anën e lehtë, pa shqetësime, të jetës në konflikt me detyrimet, prandaj nuk largohesh prej tyre kur vjen momenti i duhur. Megjithatë, trego kujdes që të mos e marrësh jetën shumë seriozisht. Besoji zemrës tënde dhe ajo do të të tregojë se kur një lidhje bën për ty ose është shumë shtrënguese. Merre lehtë dhe tregohu spontan/e që të mos biesh në një rutinë fizike dhe mendore. Sigurohu një herë të duash veten para se të lidhesh me dikë, përndryshe qëllimet e tua të mira do të dështojnë. Megjithatë, kur e ndjen që po bën veprimin e duhur, besoji vendimit të merr.

Nëse keni marrë 0-9 pikë:

Fobia jote quhet detyrim!

Vetëm tingulli i kësaj fjale të bën të dridhesh! Për ty, fjala “detyrim” ka më shumë domethënien e një institucioni mendor sesa të një lidhjeje dashurore ose diçka tjetër. Ti je i/e pavarur e një shpirt i lirë dhe ke frikë se mos bën ose thua diçka që do të të ndjekë nga pas. Mbase parimi yt është: “Mos bëj një premtim që s’mund ta mbash” dhe premtimi i vetëm që i ke bërë vetes është të mos bësh premtime! Lidhjet (jo vetëm ato romantike) mund të të duken rrëmujë dhe të ndërlikuara. Ti preferon që jeta të jetë e thjeshtë, pa detyrime dhe plotësisht e jotja. Ti e mban premtimin që i ke bërë vetes për të mos u lidhur seriozisht, sepse ke frikë nga ajo që mund të ndodhë më pas. Megjithatë, edhe në lidhjet serioze ekziston lumturia; edhe kjo, si çdo gjë, ka të mirat e të këqijat e veta. Mbase do të gjeni ndonjë ditë dikë që nuk doni ta humbisni e me të cilin të ndjeheni i/e lumtur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *