I verbëri

Një ditë, një burrë i verber ishte ulur pranë lulishtes së një qendre tregtare me një kapele në këmbët e tij dhe një karton, ku shkruhej: “Jam i verbër, ju lutem, më ndihmoni”.

Një publicist që po kalonte aty pranë, u afrua dhe pa se në kapelen e tij kishte shumë pak monedha. U përkul e hodhi monedha të tjera. Pastaj, pa marrë lejen e burrit, mori kartonin, e ktheu nga ana tjetër dhe shkroi disa fjalë.

Po atë mbasdite, publicisti u kthye tek i verbri dhe vuri re se kapelja ishte mbushur plot monedha e kartmonedha. I verbri i njohu hapat e publicistit dhe pyeti nëse kish qene ai që kish shkruar në kartonin e tij dhe çfare kishte shkruar. Publicisti, u përgjigj:

– Asgjë që nuk është e vërtetë! Vetëm i shkrova fjalët e tua në një mënyrë tjetër… – Pastaj, buzëqeshi dhe u largua.

I verbri nuk e mësoi kurrë se në kartonin e tij qe shkruar: “Sot është pranverë… dhe unë nuk mund ta shoh”.

Morali: Ndrysho strategji kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe ke për të parë që do të përmirësohen.

Kanë thënë…

– Kane thënë shumë gjëra për femrën, por mua më intereson vetëm ajo që thonë për femrën si unë dhe jo për atë që thonë për mua si femër.

– Duaj atë që ke dhe jo atë që duhet të kesh sepse bota është ajo që është dhe jo ajo që duhet të jetë.

– Dituria dhe arsyeja flasin; injoranca dhe padrejtësia ulërijnë.

– Sikur gratë ta dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisnin.

– Dituria më përndjek, por unë jam më i shpejtë!

– Të gënjesh të tjerët është luks i rrallë, por të gënjesh vetveten, s’është gjë tjetër pos budallallëk.

– Mendja ve limite, zemra i thyen.

– Nëse personi që dashuron s’ka asnjë të metë, fillo ta duash më pak dhe do të shohësh sa të meta ka.

– Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë, vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.

– Dashuria të verbon. Martesa të kthen shikimin.

– Kur guri bie mbi vezë, e mjera vezë! Kur veza bie mbi gur… e mjera vezë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *