E hënë
Ora 07.55: Nuk di pse gjumi i kësaj nate ishte një horror i vërtetë. Nuk kam mbyll sy për asnjë minutë. Më dilnin para syve protestat e Francës dhe lusja Zotin mos përhapen dhe këtu.
Ora 09.45: Hodha një klip në lidhje me basketbollin meqë jam në Kosovë dhe në një nga kanalet tv të Kosovës. Ah, sa gabim kam bërë që lashë basketbollin. Leqë çfarë flas dhe unë. Do kisha mbet kothere dhe me qera akoma…
Ora 11.10: Më merr Mozi në telefon dhe më thotë se pas pak fillon seance në kuvend. « Po pse o Mozi, e enjte është sot? », e pieta me ton ironic. « Për 5 minuta fillon seanca ! », ma preu me ton të prerë.
Ora 11.55 : Harrova që kisha ik pa mëngjes sot dhe ndjeva zorrët të më përplaseshin. Porosita Valin të më sjelli disa brusketa me domate se vdes për to.
Ora 13.44: Do ketë diskutime të gjata sot në kuvend se flitet per buxhetin. Fola dhe unë dhe ika pasi kisha frikë mos bëja ndonjë budallallëk me shifra.
Ora 23.23: Zaho po fle kurse Lindo po më pjek gështenja. Janë gështenja nga ato të Saliut, dmth,nga Tropoja.
E martë
Ora 06.06: Sot pak më mirë në krahasim me dje. Fjeta top dhe nga ora 5 më thotë Linda se ma hoqe mëndjen duke gërhit, por nuk të zgjova se më vinte keq. E putha dhe u ngrita të bëja mëngjesin.
Ora 09.44: Më vjen në zyre Lindita shumë e shqetësuar. “Shef, o shef, kam marrë vesh se…shef…o shef”. ‘Fol se nuk ta kam ngenë, ja preva. Studentët shef, studentët. Do ngrihen në protestë këtë jave dhe kam marrë vesh se do jenë shumë”. “Nuk ka gjë i thashë se nuk janë vetëm ata që protestojnë”.
Ora 15.05: Sapo kalova pranë sheshit Skënderbe kur ç’te shihja. E kishte kthyer sheshi lali Eri në shesh gabi ku tymi i qofteve ledhatonte organet gjenitale te kalit të Skënderbeut. Po më ikën nga duart ky qafir…
Ora 20.20: Dhe sikur ja ndolla lali Erit sot duke e menduar. Sapo më shkroi një sms të pakuptimtë dhe tip ultimatumi. “Shef, o me mua, o me atë. Ndaje mëndjen që ta ndaj dhe unë ». E mora në tel për ta bërë qepaze, por ma mbylli duke më shkruar prapë sms: « Jam në tualet ».
E mërkurë
Ora 08.10 : Sapo hap sytë dhe bëhem gati të hedh klipin e ditës, më dërgon sms në whatsap Ogerta. « Shef, mbase nuk është moment të ta them, por nuk di pse po më pëlqeka të më quajnë kandidate per kryetare bashkie. Si mendon ti? ». « Ta tregoj ne zyrë », i thashë dhe ia mbylla.
Ora 11.56: Po shikoj në tv studentët që protestojnë para ministrisë së arsimit. Nuk po di nga ta kthej kokën më parë për të parë protesta. Shih shih, paska shkuar dhe Tupja Edmond bashkë me ta.
Ora 14.00: Bëra një status në lidhje me protestën e studentëve duke deklaruar se nuk kemi bërë rritje të tarifës së studimit. Të paktën kështu më ka thënë Tigri me Linditën. Po të ma kenë futur ata, ua kam futur dhe unë.
Ora 18.03: Tani jam duke ngrënë drekën pasi nuk kam pas oreks fare. Një kimë me vezë qe kisha që në kohën e shkollës që nuk kisha ngrënë. U kënaqa sa mora dhe me vete.
Ora 21.00: Paska filluar një serial tjetër nga këta të abi Erdoganit. Meqë qënka seria e parë them ta ndjek.
Ora 23.55: “Gjumë qafira”- mu kujtua kjo batutë e kujdestarit tek Lulëkuqe mbi mur dhe ia futa dhe vetë gjumit.
E enjte
Ora 07.22:Pasi mbaroi së lexuari gazetat Bashkimi filloi populli të merret me politikë që në pikë të mëngjesit. Po e dëgjoj kastile se çfarë thonë për mua.
Ora 10.20: Lindita është trembur shumë nga protesta e studentëve dhe më dërgon sms duke më kërkuar ndihmë me policë. Nuk jam Lleshi moj shoqja Linditë, por shefi.
Ora 12.00: Ndodhem tek hotel Sheraton. Nuk mbahet fare Çeti i Kastratit që kur u bë pronar i tij. Sytë i kam aty kurse mëndjen tek protesta. Derisa të iki dhe ky dreq dhjetori.
Ora 19.44: Do mbyllem në shtëpi dhe nuk do dal deri të dielën. Do pushoj totalisht bashkë me familjen, o në Dajt, o në Dajt. Ma kalofshi mirë fundjavën dhe pa protesta.