Shpatin e duan të gjithë, femrat e shohin si mashkullin më simpatik në shoëbizin shqiptar dhe këngët e tij këndohen e dëgjohen kudo. Shpati, ka sjellë një këngë të re, sigurisht me motive dashurie dhe na shpjegon se edhe ai vetë është në prag të dashurisë. Urojmë që 2019-a ta gjejë Shpatin çift dhe të bëjë më shumë se 4 fëmijë, ashtu si edhe dëshiron ai vetë!

Fabjola Kuburi:- Shpat pas “Aroma e saj” sjell “Ndjenja e saj” është i dashuruar Shpati dhe nuk po na e tregon?

Shpat Kasapi:- Nuk jam dashuruar akoma , jam në prag të dashurisë!(Buzëqesh)

– Si erdhi “Ndjenja e saj”, ku e realizua?

– Kjo këngë është komponim i Ergys Shahut dhe produksion i Slsked Rënjës dhe si ide është e Ergysit!

– Nuk mendon që ka ardhur koha t’ia bësh dhe ti “bam” dhe të vijmë në dasmë, apo nuk do na ftosh? Sepse dikush që e suportuam për vite me rradhe nuk na ftoi :p

-Unë patjetër që do ju ftoj kur ti vijë momenti.

– Shpat, je shumë i realizuar në karrierë por me çfarë do t’ia vlente ta shkëmbeje karrierën e ndërtuar deri më tani?

– S’e di nuk besoj me ndonjë gjë sepse karriera bëhet nga një punë që e dua dhe e kam pasion.

-Cili ka qenë momenti më i bukur dhe cili, ai më i vështiri në karrierën tënde?

– Më i bukuri ka qenë momenti kur kam filluar të kuptoj që më duan fansat normalisht dhe më i vështiri kur kupton që gjithçka  duhet ta investosh vetë.

– Ti vetë, ke patur apo vazhdon të kesh këngëtarë idhuj në jetën tënde, prej të cilëve je përpjekur të “huazosh” detaje që të kanë shërbyer në krijimin e profilit tënd?

– Në fillim po nga Ricky Martin frymëzohesha shumë, por më vonë fillova të përpiqem të jem më shumë vetvetja.

– Për çfarë mendon se i duam fëmijët në jetë?

–  Fëmijët mendoj që janë plotësimi më i bukur i jetës tonë.

– Kur e  sheh veten në rolin e prindit, sa fëmijë dëshiron të kesh?

– Dua të kem shumë fëmijë 4 ndoshta.

– Thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten…

-Shpat Kasapi ka bërë veshët operacion … kot fare.

– Si i ke raportet me kolegët? Mund të veçosh prej tyre ndonjërin me të cilin kalon më shumë kohë apo të shkon më shumë biseda?

– Jo unë kohën e kaloj më shumë me shokët e mi të fëmijëris ndërsa me kolegët shkojë shumë mirë profesionalisht.

– Sakrifica më e madhe që ke bërë për muzikën?

–  Investimet.

– Si nis një ditë për Shpatin?

– Normale zgjohem herët pi kafe shëtis, bëj pak ecje sepse kam qejf natyrën, ha dark, lexoj disa portale shoh ndonjë  film, bëj not dhe më pas fle. Ja kaq…! (Buzëqesh)

– Je për ndryshime të mëdha në jetë?

– Me jetën nuk eksperimentoj,  jam për ndryshime të mira kuptohet.

– Çfarë cilësish duhet thënë se të karakterizojnë më së shumti?

– Thjeshtësia që kam, komunikimi, afrimiteti që kam me njerëzit!

– Çfarë nuk do të falte Shpati dhe ku toleron shpesh?

– Tradhtinë, nuk e toleroj, nuk e duroj dhe nuk e fal!

– Dhurata më e bukur që ke marrë apo dhënë së fundi?

–  Parfume pa fund dhe  unë kam dhuruar një varëse zinxhir!

– Si ishte për ty 2018?Çfarë pret nga Viti 2019?

– Si çdo vit tjetër nuk kishte ndonjë ndryshim pak më i afirmuar e fushën e biznesit, ndoshta!

– Kush do e marrë dhuratën e parë për vitin e ri nga Shpati?

– Nëna ime.

– Po ti vetë nga kush e pret?

– Nuk e di.

– Çfarë ka ndryshuar te ti apo në jetën tënde këto 3 muajt e fundit pas daljes së “Ndenja e saj”??

– Asgjë speciale, shumë urime të reja në instagram.

– Beson në atë çfarë përcjellin ëndrrat?

– Jo, fare!

-Nata e ndërrimit të viteve ku do të gjejë? Çfarë do kërkosh prej saj?

-Në Gjermani do të performoj. Nga 2019-a kërkoj që të  sjellë më shumë harmoni,  ekonomi më të mirë në vend dhe dashuri mes njerëzve!

-Urimi yt për të gjithë ndjekësit e tu kudo që ndodhen!

– Ju uroj një vit të mbarë plot fat dhe dashuri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *