Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…
Keni lindur të ENJTEN
Personaliteti juaj: Ju keni lindur nën ndikimin e Jupiterit, mbretit të perëndive. Keni temperament autoritar, dini të komandoni e të drejtoni një grup dhe të merrni përsipër përgjegjësi të mëdha. Jeni i gjallë, bindës, bujar, optimist dhe rrezatoni energji nga çdo pore e trupit, saqë të gjithë ndjehen të detyruar t’ju ndjekin dhe t’ju binden. Ju jeni një lider i vërtetë! Megjithatë, nganjëherë do të donit që të udhëhiqnin të tjerët, por jeni nga ata persona, për të cilët e gjithë bota mendon se shkojnë mirë, që janë të fortë dhe mund të bëjnë gjithçka!
Dashuritë tuaja: Në dashuri ju do të mësoni të zbusni temperamentin tuaj të zjarrtë për të dëgjuar dhe kuptuar partnerin. Kjo nuk do të jetë as e thjeshtë, as e menjëhershme, por vetëm me këtë çmim do të arrini të gjeni shpirtin binjak dhe, kur ta gjeni, do ta mbroni me thonj dhe me dhëmbë: Ai/ajo ju përket juve dhe vetëm juve! Ndërkohë, ju nuk ndjeheni shumë i/e detyruar për të treguar një besnikëri aboslute… Merreni vesh mirë me të lindurit në shenjën e Diellit, pra, të dielën. Ashtu si ju, edhe ata ëndërrojnë lavdi e dashuri bujare dhe po si ju, u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes.
Jeta profesionale: Ju dini të fitoni para, të shisni idetë tuaj dhe të mbroni atë që keni për zemër. Kështu, gjendeni shpesh në profesionet e lidhura me drejtësinë (avokat, noter, gjykatës, etj.), ose në ato që kanë lidhje me mësimdhënien apo mjekësinë. Në fakt, ju pëlqen të ndjeni se ushtroni një «pushtet» mbi të tjerët, t’i fusni nën mbrojtjen tuaj dhe nganjëherë t’i dominoni pak! Sensi juaj i logjikës dhe arsyetimit janë të padiskutueshëm, por kujdes, pasi nganjëherë, prej egocentrizmit, ju mungon ndjeshmëria ndaj të tjerëve dhe nuk “i ndjeni” problemet kur ju vijnë.
Kafsha e preferuar: Kali; i mrekullueshëm dhe i shpejtë si rrufeja
Fjalët kyç: T’ia dalësh mbanë, dashuri, optimizëm, bujari, besim