– A ka ndonjë metodë për të evituar formimin e gurëzave të zeza nëpër dhëmbë, që më bezdisin shumë? I pastroj shpesh, por përsëri është e njëjta gjë, më formohen shumë shpejt. Unë dikur përdorja limonin, por s’kishte efekt për zbardhjen e tyre. Tani detyrohem të shkoj të paktën 1 herë në muaj te dentisti. A mund të më përgjigjeni këtë javë, ju lutem?

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje ! Cipat e zeza dhe gurëzat formohen për arsye se ne ushqehemi dhe detyrimisht pavarësisht kujdesit të përditshëm ato mund të krijohen. Pastrimi i gurëzave tek dentisti këshillohet një herë në 6 muaj dhe jo çdo muaj. Nëse pastrimi i gurëzave bëhet në mënyrë profesionale nga dentisti dhe ju vazhdoni në kushte shtëpie çdo ditë të kujdeseni për higjenën tuaj orale gurëzat dhe cipat do të formohen shumë më pak. Zakonisht cipat e zeza formohen kur saliva ështeë më viskoze dhe ju konsumoni ushqime shumë të kripura duke rritur kështu prodhimin e salivës. Për të reduktuar prodhimin e gurëzave dhe cipave çdo ditë ju duhet të lani dhëmbët pas çdo vakti ngrënie, ose minimalisht 2 herë në ditë në mëngjes edhe në mbrëmje. Procesi i larjes duhet të zgjasë për 3-5 minuta duke u siguruar që e keni kaluar furçën me pastë në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve. Mënyra e larjes ka shumë rëndësi.Mos i lani në mënyrë horizontale sepse mund të dëmtoni zmaltin dhe gingivat por lajini duke bërë lëvizje rotative ose lart poshtë. Lajini dhe nga brenda. Lani gjuhën. Furça duhet të jetë e përshtatshme për madhësinë e gojës tuaj. Një furçë shumë e madhe nuk do t’ju ndihmojë për të bërë një pastrim të mirë përkundrazi do t’ju pengojë pasi nuk arrin tëmenaxhohet mirë dhe të pastroj çdo siperfaqe të dhëmbëve. Fijet e furçës kanë gjithashtu rëndësi. Mos përdorni furca me fije te forta pasi nuk do te thote qe sa me e ashper te jet furca aq me e mire do e kryej funksionin e pastrimit. Përkundrazi, zgjidhni një furçë soft, me butësi mesatare. Pastat duhet ti përzgjidhni me kujdes në rastin tuaj përdorni paste me efekt kundër formimit të cipave. Sigurohu që pasta të përmbajë sasinë e duhur të fluorit në përbërjen e saj. Pasi të keni larë mirë dhëmbet, rekomandohet edhe përdorimi i fillit dentar .Të paktën një herë në ditë ju duhet ta përdorni fillin dentar dhe do vëreni qe edhe pse i keni larë dhëmbët në mënyrën e duhur ju përsëri do të nxirrni mbetje ushqimore ndërmjet dhëmbëve, mbetje këto të cilat nuk janë larguar nga përdorimi i furçës. Përdorni gjithashtu shpëlarës antiseptik. Në mënyrë kategorike do t’ju thoja mos e vazhdoni me aplikimin e limonit pasi ju dëmton seriozisht zmaltin e dhëmbëve. Nëse doni të keni dheëmbë të bardhë drejtohuni në klinika serioze dhe merreni shërbimin e zbardhimit në mënyrë profesionale me produkte të mira të kontrolluara dhe të çertifikuara pas asnje efekt anësor. Zbardhimi i kryer në kabinete dentare është shumë më i sigurt për arsye edhe të monitorimit tuaj nga dentisti gjatë procesit të zbardhimit. Ju uroj gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *