Në 25 qershor, në Pallatin e Kongreseve, u organizua spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2017, ku më e bukura e të bukurave u kurorëzua Blerta Leka. Blerta, është mjaft simpatike, e këndshme, një bukuri e ndërthurrur me inteligjencë, që i dhuroi edhe çmimin e madh të këtij konkursi bukurie. Blerta do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” dhe ne i urojmë shumë suksese!

 

Fabjola Kuburi:- Blerta, më thuaj gjithçka që di për veten tënde..

Blerta Leka:- Sapo kam rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania”.

– Kjo është pjesëmarrja jote e parë në një eveniment të këtij lloji?

-Po, është pjesmarrja ime e parë dhe mendoj që e nisa mirë.

– Sa vajza të kanë parë shtrembër deri tani?

– Nuk e kisha mendjen aty në ato momente.(Qesh)

– Sinqerisht, e çove ndonjëherë nëpër mend t’i fusje stërkëmbëshin ndonjërës gjatë konkurimit?

– Jo, besoj tek karma.

– Çfarë mendon se të pret përpara tani që ke fituar?

– Më pret një rrugë mjaft e gjatë, e bukur, me vështirësi, përpjekje por mbi të gjitha besoj një rrugë suksesi. Në fillim fare, përfaqësimi i Shqipërisë në Miss Universe. Mendoj se do të dal mirë, jam e bindur për këtë!

– Është kjo ajo që ke dashur gjithmonë?

– Për të qenë pjesë e botës së modës, po, ndërsa të them të drejtën para se të futesha në këtë kompeticion nuk më shkonte në mendje që një ditë mund të  përzgjidhesha si e para mes të barabartave.

– Pse të zgjodhën pikërisht ty dhe jo një tjetër?

– Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës unë mund ta kthej pa problem (qesh) por mendoj që juria me vlerësimin, me syrin kritik e di më mirë përgjigjen.

– E dashuruar?

– E dashuruar me jetën.

– Kujt i ke ngjarë nga prindërit?

-Babit, po flas nga ana fizike.

– Nëse do të duhej, do të sakrifikoje me ushqimin një muaj të tërë vetëm për të ruajtur linjat? 

– Pa ngrënë nuk mund të qëndrojë askush dhe do ishte budallallëk të spozohej apo mendohej një gjë e tillë, nëse do më duhet të kufizoja ose të pakësoja ushqimin patjetër që do qëndroja.

– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

– Çdo vajze i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se një pjesë nuk e pranojnë.

– Përshembull, si do të ndiheshe nëse ndodh të hysh në një lokal ku të gjithë meshkujt janë duke pare një ndeshje futbolli të rëndësishme, por në çastin që futesh ti, shndërrohesh në pikë referimi?

-Për meshkujt futbolli është shumë i rëndësishëm, kështu që nëse kam arritur të shkëpus vëmendjen e tyre nga futbolli çfarë mund të dua më shumë.(Qesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here