Fabjola Kuburi:- Hekuran, dy këngë njëra pas tjetrës me Fisnikët…dy suksese! Çfarë ju bën bashkë kaq të suksesshëm?

Hekuran Krasniqi:- Përshëndetje, konsideroj se kur komponentet muzikore organizohen mirë siç është teksti, muzika, interpretuesit, kualitetet teknike dhe plasimi i produktit në kohën e duhur, mundësia është më e lehtë të pranohesh me elegancë pa e anashkaluar përvojën paraprake ashtu si timen, e posaçërisht të grupit Fisnikët.

– Kanë qoftë edhe fare pak dedikim brenda këto këngë?

Këngët gjithmonë i dedikohen diçkaje, në këto raste i dedikohen dashurisë, është temë gjithëpërfshirëse edhe pse tekstin e ka shkruar Agimi i “Fisnikët” dhe do të përgjigjej më me përgjegjësi.

-Gjithmonë triumfojnë tekstet e dashurisë apo jo…?

-Po triumfojnë dhe do të triumfojnë sepse sa të ketë njerëzim do të ketë edhe dashuri

sepse dashuria nuk shihet, nuk preket dhe të përthyen trurin si asgjë tjetër dhe e bën jetën më të bukur, i jep kuptim ekzistencës së njeriut.

– Do sjellësh ndonjë këngë ritmike për verën?

Po patjetër tani për verë do të paraqesim, më shumë se katër këngë me klipe.

– Meqë jemi te vera, pushimet… Si të pëlqen të pushosh?

– Në të shumtën e rasteve pushimet i kam kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi pa e anashkaluar edhe bregdetin italian.

– Ke patur ndonjëherë frikë se mos karriera jote mbaron shpejt?

-Po, vetëm atëherë nëse do të më linte zëri ose s’do jetoja më.

– Në një garë, hyn domosdoshmërisht për të fituar?

– Varet çfarë karakteri ka gara…!

– U bënë kohë që nuk të kemi parë në një festival muzike… Mund të ndodhë së shpejti?

– Festivalet për fat të keq në vënd që të shtohen si numër shkojnë duke u reduktuar që do të thotë se nuk është faktor vendimtar në kultivimin e karrierës së një artisti, të paktën për këtë kohë kështu e mendoj, në të ardhmen ka mundësi që të paraqitemi sërisht me këngë të reja dhe të kohës.

– Muzika është zgjedhja jote e vetme?

– Jo, muzika është një ndër aktivitetet dhe zgjedhjet e mia të të jetuarit dhe punuarit, kam edhe aktivitete të tjera të karakterit të botës së mediave.

– Do të ishe një biznesmen i aftë?

– Atë çfarë do të ma kërkojë koha në këtë jetë që shkon në dobi të familjes dhe shoqërise do të përpiqesha ta bëja në mënyrën më të mirë, pse jo edhe një biznesmen i suksesshëm.

– Mendimi yt për figurën e femrës sot në Shqipëri…

-Si përherë e kompletuar dhe e aftë për tu përshtatur në çdo kohë inteligjente dhe e bukur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *