Këngëtarja shqiptare e njohur brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj, Majlinda Dada, di gjithmonë çfarë t’i dhurojë ndjekësve të saj. . .E ku ka më bukur se disa foto tejet seksi në disa sekuenca shooting-u të fundit që i ka postuar nëpër rrjetet sociale, veshur me të pastel, ku theksohen modeli i flokëve, tiparet, ngjyra e flaktë në buzë, duke bërë që stili i saj dhe ajo në tërësi të duket një Marilyn Monroe, nga ato të vërtetat.

Këngëtarja e shumë hiteve të kënduara nga të gjithë, si “Zemra e huaj” , “Columbia”, “Ndoshta”, “Pa tekst” e te tjera, momentalisht ndodhet në Angli ku prej disa kohësh është bërë nënshtetase britanike.
Ajo ka sjellë edhe një këngë të re, një bashkëpunim me këngëtarin Arif Dushaj njkohesisht edhe pronari i club “Piano bar 2” në London, me titull “Përshendetje” këngë që është mirëpritur nga publiku që e do dhe e ndjek!
Në çdo dalje të saj ajo shfaqet tepër joshëse, dhe ngjashmëria me bjonden më të njohur në botë e bën akoma më të seksi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *