– Jam Leonardi 45 vjeç. Kam vendosur të ndahem nga gruaja për arsye tradhëtie. Problemi është se ne kemi dy fëmijë, nga të cilët nuk dua të ndahem. Unë jam i punësuar, kurse gruaja ime jo. Kush ka më shumë përparësi për të mbajtur fëmijët? Unë jam më i denjë se ajo për t’i rritur fëmijët. Ajo nuk ka as shtëpi, asgjë. A ka të drejtë ajo të më marrë mua gjysmën e shtëpisë, kur shtëpia është në emrin tim? A rrezikoj ta humbas edhe shtëpinë? Faleminderit.

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Pozita ku ndodhesh është tronditëse, por statusi ju kërkon të ruani qetwsinë dhe të veproni përtej gjaknxehtësisë që të diktojnë rrethanat. Nesë vendimi juaj është përfundimtar, zgjidhja e martesës është rrjedhojë llogjike e gjithë kësaj që shprehni. Fakti që këni dy fëmijë, ata do të preken nga situata në shumë aspekte, kryesisht atë emocional, psikologjik por edhe shoqëror. Nuk është pa vend që të përmend se fëmijët e përjetojnë më shumë  këtë gjendje në familjen e tyre; madje duke fajësuar veten e tyre; pasi deri këtu arrin deduksioni mendor teksa përjetojnë ndarjen e prindërve mes njëri-tjetrit.   Leonard; duhet të dish se dashuria për femijët e tu nuk ka lidhje me procesin e ndarjes; e njëjta gjë vlen edhe për bashkëshorten tënde aktuale. Cfarë dua të them me këtë?! Dua të them se pavarësisht se bashkëshortja juaj nuk ka më ndjenja për ju, kjo sdo të thotë se ajo s’ka ndenja për fëmijet e saj, dhe duke përjashtuar këtë hipoteze, kurrësesi s’mund të mendosh se ajo s’ështe e denje që të kryej vijimin e rolit të nënës për rritje dhe edikim. Ekspertja psikologe do t’i paraqesë Gjykatës një rrasport vlerësimi psikologjik, ku do të jepet mendimi për interesim më të lartë të fëmijëvë. Nwse njëri nga prindërit nuk është në marrëdhënie pune nuk është kusht penalizues për lënien e fëmijeve për rritje dhe edukim. Nëse shtëpia juaj është blerë gjatë rregjimit martesor ajo në sytë e ligjit është e bërbashkwt. Më kontakto personalisht për të të dhënë më shumë informacion të dobishëm për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *