Periudha parashkollore ështe një nga më të vështirat në jetën e fëmijëve për t’u përballuar vështirësitë e jetës, sidomos për të krijuar dhe forcuar një sistem imuniteti të organizmit të fëmijëve në luftën kundër sëmundjeve që kërcënojnë organizmin e tyre. Në këtë periudhë kjo mbetet detyra kryesore prindërore… Na duket e tepërt të radhitim këtu pasojat e imunitetit te dobët te fëmijet e kesaj moshe, ndaj do te parashtrojmë vetëm disa mjete që i ndihmojnë prindrit në punën vet për të krijuar në organizmin e femijëve te vet një sistem imunitar të sigurtë: Kjo do të arrihet nëpërmjet disa mjeteve të thjeshta popullore me efikasitet të lartë:

1. Solucion me hudhër, mjaltë dhe limon
Përgatitja e tij, sikurse ju thamë, është shumë e thjeshtë: Marrim një kokërr limoni të freskët, një thelb hudhre, dy lugë gjelle mjaltë, një litër ujë të valuar. Ujin e lëmë të ftohet deri në 40 gradë. Limonin edhe hudhrat i grijmë, i përziejmë dhe i “tretim” në ujë. I lëmë tetë orë. Pas kësaj, ua japim fëmijëve, 2-3 herë në ditë para ushqimit.
2. Çaj pishe
Është një nga mjetet më të fuqishme për të forcuar imunitetin te fëmijët e vegjël deri në moshën trevjeçare. Për të përgatitur këtë mjet shumë të fuqishem dhe efikas duhen prerë degëza pishe, kedri, bredhi deri në 3 centimetra dhe duhen lënë të thahen në hije… Solucioni përgatitet në një enë pesëlitroshe të emaluar (ena e aluminit nuk është e përshtatshme). Në këtë enë, hidhet “ekstrati”, nja tri centimeta nga buza e enës pasi e grimcojmë me gërshërë. E mbulojmë më kapak dhe e lemë për 24 orë rresht në temperaturen e dhodhës. Pas kësaj e vemë në zjarr deri sa të marrë valë. E ziejmë 10 minuta në zjarr të gadalshëm.. E lemë pas zjerrjes edhe 24 ore të tjera. Më në fund e kullojmë 3- 4 herë. E vendosim në vazo të vogla qelqi dhe e mbajmë në frigorifer. Kur e përdorim, gotën e lëme përgjysëm dhe e mbushim me ujë të nxehtë. E ëmbëlsojmë me mjaltë ose reçel dhe ua japim fëmijëve në vend të çajit, duke i hedhur sipas dëshirës lëng limoni.
3. Çaj trandafili i egër
Dihet se fryti i trandafilit të egër është shumë i pasur me vitamina C dhe me substanca të tjera të dobishme për shëndetin. Në fëmijëri ai forcon imunitetin. Përgatitet zakonisht në këtë mënyrë: Trandafilin e eger e grimcojmë dhe e vemë në zjarr të ngadaltë për 10 minuta, pa e lenë të valojë. Pastaj e kullojmë tre-katër here që të mos kalojnë në lëng as “qimet” më të imta. Këtë solucion ua japim fëmijëve pa kufizim, duke e shoqëruar, sipas dëshirës së tyre me mjaltë, apo reçel.
4. Qumësht i ngrohtë me mjaltë
Qumështi i mbron fëmijët nga shumë sëmundje të organeve te frymëmarrjes, nga angina, bronkitet, laringitet etj. Për ta përgatitur qumështin si mjet për forcimin organizmit ndaj këtyre sëmundjeve duhet ngrohur qumësht me nje 1 % yndyrë në një temperature deri 40 gradë, duke hedhur atje pak gjalpë dhe nje lugë çaji mjalti.. Pihet nga fëmija disa herë në ditë. Ai, veç të tjerash, forcon sistemin nervor të fëmijës dhe ndihmon për të rivendosur gjumin.
5. Lëngu i portokallit
Pasi fëmija kalon moshën 3-vjeçare, atij mund t’i jepen lëngje frutash të freskëta. Portokalli është ndër më të vlefshmit për forcimin e imunitetit. Atë mund ta përziejë me lëng molle apo karrote sipas deshirës së fëmijës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *