Qetësuesi
– Doktor, qetësuesi që i dhatë gruas sime është i jashtëzakonshëm! Para ca kohësh, ajo ishte aq nervoze, sa nuk arrija as të bëja dashuri me të…
– Po tani?
– Tani, me të e bën dashuri i gjithë fshati…

Polici dhe hoteli
Një polic, ulet jashtë një hoteli dhe ia ngul sytë një dhome në katin e dytë, për dy orë rresht. Kolegu i tij, i habitur, e pyet se çfarë po bën. Polici i përgjigjet:
– Më porositi shefi, që t’i fiksoj një dhomë në hotel…

Profesioni
Në tren, dy udhëtarë, po bisedojnë. Thotë i pari:
– Unë jam përfaqësues shitjesh… – dhe tregon ngjarje të lidhura me profesionin dhe aktivitetin e tij. – Po ju, çfarë profesioni keni?
– Unë jetoj me krime… vjedhje, rrëmbime, vrasje…
Udhëtari i parë, i bërë dyll i verdhë pas këtyre fjalëve, ngrihet për të ikur, por i dyti e ndalon:
– E kisha fjalën… Jam avokat!

Ekologjisti i vërtetë
– Çfarë është një ekologjist?
– Një njeri që shkruan libra prej 600 faqesh, në të cilët pyet se ku kanë përfunduar pemët…

Në cirk
Spektakël i jashtëakonshëm… një brune shumë e bukur, gjysëm e zhveshur, hyn në kafaazin e tigrit. Vajza afrohet dhe shtrihet pranë bishës, e cila lëshon një britmë rrënqethëse, pastaj nis të nuhasë vajzën dhe në fund, si një qenush i ëmbël, nis ta lëpijë me ëmbëlsi në të gjithë trupin…
Shpërthejnë duartrokitjet e publikut dhe në skenë, del prezantuesi, që pyet publikun:
– Dhe tani, zonja e zotërinj, nëse ndonjë prej jush është i aftë të bëjë të njëjtën gjë, le të vijë këtu dhe ne do t’i japim njëqind mijë euro!
Një burrë, bërtet me të madhe: – Vij unë… vij unë…
– Jeni i sigurtë zotëri?! – habitet prezantuesi me atë guxim.
– Po, po, sigurisht! Po në fillim, nxirreni jashtë tigrin…

Në klasë
Pasi provimi përfundon, Beni pyet shokun e bangës:
– Hë, si shkoi?
– Më keq s’ka ku të shjkojë! E dorëzova letrën të bardhë fare…
– Mos më thuaj! Edhe unë ashtu… Mësuesja do mendojë se kemi kopjuar…

Pa drita
Burri gruas: – Ama, u kënaqe mbrëmë, apo jo?
Gruaja burrit: – Po, po, ama, të them të drejtën, një gjë nuk e kuptova: Pse ti, në kulmin e kënaqësisë, më thërrisje me ca emra të tjerë?
– Hëm… Po ishte errësirë, moj grua, s’dukej gjë prej gjëje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *