Peshorja- Dashi
Një lidhje miqësore mes të lindurve të shenjës së Dashit dhe Peshores rrezikon të mos jetë në një gjatësi vale, sepse këto dy shenja nuk kanë të njëjtën energji. Peshorja dhe Dashi mund të gjejnë gjithsesi interesa të përbashkëta (sport, lojëra intelektuale…). Mes të lindurve të Dashit dhe Peshores, astrologjia parashikon, pra, më shumë një marrëdhënie të shoqëruar me aktivitete të rastësishme, sesa një miqësi të qëndrueshme. Dashi dhe Peshorja për shembull mund të shkojnë në palestër së bashku, ose të pinë një kafe, të kenë një lidhje jo shumë të fortë, por gjithsesi, zbavitëse.

Peshorja- Demi
Peshorja dhe Demi karakterizohen që të dy nga të qenit të shoqërueshëm dhe nga dashuria për kontaktin. Me një fjalë, këto dy shenja mund të shumëfishojnë daljet në grup, për të kaluar më pas në një miqësi më të fortë, nëse gjejnë qendra interesi të përbashkëta. Më veçanërisht, Peshorja dhe Demi mund të apasionohen pas aktiviteteve kulturore, ose në natyrë, sepse që të dyja shenjat janë të pajisura me shumë ndjeshmëri. Astrologjia mendon se ata plotësojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të jetë burim i një miqësie të qëndrueshme.

Peshorja- Binjakët
Një marrëdhënie miqësore mes të lindurve të shenjës së Peshores dhe Binjakëve rrezikon të mos funksionojë, sepse këto dy shenja kanë karaktere shumë të ndryshme. Megjithatë, yjet gjejnë edhe tipare të përbashkëta, kryesisht në shijet e tyre për aktivitetet, dëshirën për sfidat dhe për ajrin e pastër. Peshorja dhe Binjakët, pra, mund të bëjnë së bashku aktivitete sportive, si hedhje me parashutë, etj. Për të tjerat, është e vështirë që Binjakët dhe të lindurit nën shenjën e Peshores të merren vesh sepse njëri do ndryshimet dhe urren rutinën, ndërkohë që tjetri, i ka për zemër zakonet e tij.

Peshorja- Gaforrja
Miqësia mes të lindurve të shenjës së Peshores dhe Gaforres është e mundur. Në përgjithësi, këto dy shenja kuptohen mirë dhe mund të mbështeten te njëra-tjetra, sepse janë që të dy shumë besnikë. Këto dy shenja mund t’i besojnë sekrete njëra-tjetrës. Yjet parashikojnë gjithashtu që ato mund të merren vesh në lidhje me aktivitetet qetësuese dhe relaksuese. Një piknik, një shëtitje në breg të detit apo një masazh, do të kënaqë edhe Peshoren, edhe Gaforren. Megjithatë, kujdes, mos bini në rutinë dhe monotoni.

Peshorja- Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit dhe Peshores janë bërë për t’u marrë vesh në shoqëri. Këto dy shenja astrologjike, në fakt, plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të gjejnë mbështetje reciproke në rast nevoje. Miqësia mes tyre përbëhet nga rivaliteti, por edhe nga bashkëpunimi. Luani mund ta shtyjë Peshoren, që nganjëherë është shumë hezituese, të sfidojë dhe të kalojë kufijtë e saj. Shoqërimi mes këtyre dy shenjave nxit daljet në grup. Luani dhe Peshorja mund të shkëmbejnë bashkë edhe këshilla se si të joshin seksin e kundërt, sepse janë që të dy, joshës të konfirmuar.

Peshorja- Virgjëresha
Megjithëse marrëdhëniet dashurore mes Virgjëreshës dhe Peshores janë nganjëherë të rrezikshme, yjet parashikojnë se lidhjet miqësore mund të jenë të suksesshme dhe dy personat, të plotësojnë njëri-tjetrin. Virgjëresha ka tendencë të kanalizojë dhe fusë në kornizë vrullin dhe energjinë e Peshores. Këto dy shenja mund të zhvillojnë së bashku edhe aktivitete artistike, kulturore apo sportive, me gjithmonë të njëjtin entuziazëm dhe pa u mërzitur. Megjithatë, mund të ketë edhe një ndryshim ritmi mes Peshores dhe Virgjëreshës, sepse i pari e merr me vrull, ndërkohë që i dyti, preferon ta marrë shtruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *