Zgara
Duke bërë dashuri, burri i thotë gruas:

  • Grua, je shëndoshur gjë? Prapanica jote duket sa një zgarë!
    Gruaja zemërohet, por nuk thotë gjë. Në darkë ata janë ftuar në shtëpinë e disa miqve për një barbeky. Sapo burri sheh zgarën, kërkon një metër dhe e mat zgarën dhe më pas mat të pasmet e gruas:
  • Kisha të drejtë grua- i thotë duke i pëshpëritur në vesh- të pasmet e tua janë sa zgara.
    Gruaja mërzitet, por prapë nuk flet. Në darkë çifti kthehet në shtëpi, bie në shtrat për të fjetur, por burrit i ngjallet oreksi për seks. Rrotullohu andej, rrotullohu ketej, i fut duart gruas, e përkëdhel, por shpejt dëgjohet përgjigjja e gruas:
  • Nuk besoj se do të ndez gjithë zgarën për një llukanik të vogël!

Do ta marrë malli
Mira me Blerinën po pinë kafe në një bar, kur Mira pyet Blerëinën pse është e shqetësuar.

  • Çfarë ka ndodhur? Dukesh e shqetësuar- i thotë ajo
  • I dashuri im humbi të gjitha paratë e tij në bursë. Kursimet e një jete të tërë u bënë tym për një ditë- i përgjigjet Blerina
  • Kjo është shumë e keqe. Jam e sigurtë se edhe ai është shqetësuar shumë- thotë Mira
  • Sigurisht!- i përgjigjet Blerina- Për më tepër, do ta marrë malli edhe për mua!

Zotësia
Gruaja:- Je i mirë në krevat?
Burri: – Jam!
Gruaja: – Si e di?
Burri:- Gjithmonë kënaqem!

Gjithë fshati
Një burrë shkon tek doktori i tij:

  • Doktor, qetësuesi që i dhatë gruas time është fantastik! Më parë ishte kaq nevrike, sa as dashuri nuk mund të bëja me të!
  • Po tani?- e pyet doktori.
  • Taniiii! Tani i gjithë fshati mundet!

Vendi i gabuar për…
Një ditë, një grua hyn në një farmaci dhe, e zhgënjyer nga i shoqi, i thotë farmacistit:

  • Dua një ilaç të zgjoj tim shoq nga gjumi, sepse është budallallepsur kohët e fundit dhe fle si kafshë.
    Farmacisti, i cili e kuptoi problemin e gruas, merr një kuti me viagra dhe ia jep duke i thënë:
  • Merreni këtë, zonjë dhe problemi juaj do të zgjidhet menjëherë.
    Ditën tjetër, gruaja e zemëruar shkon tek farmacisti dhe, duke bërtitur i thotë:
  • Nuk ke turp, më bëre rezil. Burri m’u hodh përsipër dhe desh më ra infarkt! Do të të hedh në gjyq, etj, etj.
    Pasi e mbledh veten farmacisti pyet gruan:
  • Po nuk deshët këtë zonja ime?
  • Po, por ishim të ftuar në një darkë zyrtare, në një restorant të shtrenjtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *