Është e mundur të biesh në peshë duke u kënaqur, njëkohësisht? Po, por jo shumë. Në fakt, seksi djeg më shumë kalori sesa një shëtitje, por më pak se një ecje e shpejtë. Seksi si sport, ose arti për të ruajtur formën pa lëvizur nga shtrati, nuk është aq mrekullibërës sa na pëlqente ta besonim. Disa studiues kanadezë kanë marrë në studim idenë se sporti i dhomës është më i mirë se sporti në palestër dhe zbulimi i tyre është pak zhgënjyes. Një marrëdhënie seksuale prej 24,7 minutash i korrespondonte, mesatarisht, eliminimit të 104 kalorive për një burrë dhe 69 kalorive për një grua. Me një fjalë, dy sekset nuk janë të barabartë në këtë drejtim, sepse gratë djegin mesatarisht 3.1 kalori në minutë, kundrejt 4.2 për burrat. Fajin e ka pa dyshim pozicioni i ashtuquajtur i misionerit… Me kaq pak kalori të eliminuara në shtrat (ose gjetkë), seksi nuk i arrin as te kyçi i këmbës vrapit, që bën të mundur eliminimin e 9.2 kalorive në minutë për burrat dhe 7.1 kalori për gratë, megjithatë ai është më i mirë se një shëtitje për arteriet tona, sepse ecja djeg vetëm 3 kalori për minutë, mesatarisht. Kini parasysh pra se seksi nuk është aktiviteti sportiv më i mirë… Për shembull, për të eliminuar një tabletë çokollate duhen 2 orë e 40 minuta seks, ndërkohë që ato mund të eliminohen me 26 minuta step.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *