Një raportim i shkuar keq, e me siguri edhe me pasoja në familje.  Video e një gazetari që raporton për ndeshjet e kombëtares së Ekuadorit, ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë. 

Gazetari Huan Francisko Reuda, i cili kishte shkuar në Argjentinë për të raportuar për ndeshjen e kombëtares së Ekuadorit në kualifikueset e Bortërorit, është bërë protagonisti i një episodi të pazakonte.

Ai ka qenë në lidhje direkte nga hoteli i tij, kur në një moment ndërsa tentonte të rregullonte kamerën, ka ndryshuar planin duke shfaqur anën tjetër të dhomës ku shihej një grua gjysmë e zhveshur. “Kujdes, ke dikë të zhveshur! Ndërro planin”, tha një nga personat në studio për ketë moment shumë të veçantë. 

Sipas mediave ekuadoriane, gruaja në këto plane nuk është bashkëshortja e tij, por një tjetër gazetare, Romina Rondon, e cila gjithashtu kishte shkuar që të ndiqte kombëtaren në Argjentinë.

Të dy gazetarët janë zhdukur nga rrjetet sociale që pas publikimit të këtyre pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.

https://fb.watch/mZfzR_9GeH/?mibextid=v7YzmG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *