– Në nje këngë, thua: “Si mund ta jetoj jetën pa ty,

Kjo s’është hera e parë që më lëndove ti
S’ka më shpirt e zemër, s’ka më jetë
S’ka më puthje, s’ka më asgjë për ne”
Nëse dikush të braktis, i kthehesh sërish?
– Jo, asnjëherë!
– Mendon se rikthimet nuk janë më njësoj?
– Normalisht, të lëndojnë më shumë. Në qoftë se i rikthehesh dikujt dhe ia fal atë gabim, ai do ta përsërisë prapë të njëjtën gjë. Ky është realiteti.
– Cilat janë 3 dashuritë më të mëdha në jetën tënde?
– Mami, vëllai dhe muzika!
– Nga 1-10, sa e lumtur je?
– 10.
– Cilat janë detajet ku e gjen lumturinë?
– Edhe një fjalë e ëmbël më bën të lumtur. (Buzëqesh)
– Po nervoze, çfarë të bën?
– Padrejtësitë.
– Nervat i shfryn tamam, kur thua…
– “Okeee, okeee, Zoti është i madh, këtu do të jemi!”.
– Në ç’pikë ke mbetur akoma fëmijë? Për shembull, unë ende e shoh me kënaqësi “Tomi dhe Xherri”-n…
– (Qesh) Përveç “Tomi dhe Xherri”, kur futem në qendra të mëdha tregtare dhe më kap syri ato dyqanet për fëmijë, unë shkoj me vrap atje dhe shoh kukullat për vajza. Gjithmonë i kam pas shumë qejf. (Qesh)
– Ka ndonjë serial, telenovelë apo film në të cilin do të doje ta shihje veten?
– Që e vogël, gjithmone i kam dashur shumë historitë mbretërore dhe do të doja ta shihja veten te filmi “The Young Victoria” (2009) (Viktoria është një lider që ndryshoi botën).
– Robin Hudi ua merrte paratë të pasurve dhe ua jepte të varfërve. Ty, mendon se do të të jepte apo do të të merrte?
– Ndoshta do të më jepte. (Qesh)
– Fal lëmoshë në rrugë?
– Kur kam mundësi, gjithmonë, sidomos për njerëzit me aftësi të kufizuar.
– Shumë persona publikë kanë një ose më shumë faqe me emrin e tyre në faqen virtuale në Facebook-ut. Të shqetëson kjo?
– Më shqetëson vetëm kur e keqpërdorin.
– Për çfarë e shfrytëzon internetin?
– Po, kur kam ndonjë të re, informoj fansat dhe miqtë e mi në faqet e mia sociale. Këto ditë, kam shfrytëzuar më tepër skype-n.
– Pija më e fortë që ke provuar?
– Vodka Redbull. (Qesh)
– Dita apo nata më e veçantë…
– Sot! E falënderoj Zotin që më ka dhënë edhe një ditë jetë.
– Personi më i çuditshëm që ke takuar?
– S’e mbaj mend. (Qesh)
– Mbrëmjet i kalon…
– …zakonisht, në shtëpi, me familjen.
– Surpriza që do të ta ndryshonte plotësisht ditën?
– Diçka që nuk e pret të ndodhë.
– Më mirë një tufë me lule apo një sms i bukur?
– Të dyja bashkë. (Qesh)

– Nëse…
…do të ishe agjente sekrete, çfarë misioni do të doje të kishe?
– Të zbuloja kush e ka bërë krimin. (Qesh)
…do të ishe aktore protagoniste në një film, në cilin prej tyre do të ishe dhe cilin aktor do të doje në krah?
– Do të doja të isha në vendin e Hilari Daf te filmi “Një histori Hirusheje” dhe të kisha në krah Çad Majkëll Mërrej. (Qesh)
…do ishe zanë, për çfarë do t’i shfrytëzoje fuqitë e tua?
– Vetëm për gjëra të mira.
…do të ishe mashkull, çfarë tipi do të ishe?
– Do të isha një mashkull shumë i sinqertë, (qesh) shumë romantik dhe shumë gazmor…
…do ishe stinë…
– Çdo stinë e ka lezetin e vet, por unë gjithmonë më shumë kam dashur borën dhe ndoshta do të isha stina e dimrit. (Buzëqesh)
…do të fitoje një llotari, për çfarë do t’i shpenzoje paratë?
– Në qoftë se llotaria do ishte shumë e madhe, do të blija një shtëpi, do të ndihmoja familjen time dhe fëmijët jetimë që me të vërtetë kanë nevojë për para.
…partneri do të të ftonte për darkë, ku do të të pëlqente të shkoje?
– Në ndonjë vend ku të ndihesha rehat.
…mikesha jote më e mirë ka ditëlindjen. Çfarë do t’i dhuroje?
– Parfumin e saj të preferuar, bashkë me një buqetë me lule.
…do të shohësh një film. Cilin do të zgjidhje?
– E kam parë 100 herë dhe nuk lodhem asnjëherë duke e parë: “The Notebook “.
…skuadra jote e zemrës fiton. Si feston?
– Varet nga vendi ku ndodhem. Zakonisht, me shoqërinë, mblidhemi të gjithë bashkë dhe festojmë. (Buzëqesh)
…do të bësh një udhëtim, cilin vend do të zgjidhje?
– Në Maldive e kam ëndërr të shkoj.
…do ishe brune, do bëheshe bionde?
– Më pëlqen të rri natyrale, sido që të isha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *