Remi Jakupi, ke thënë këtë emër dhe menjëherë kujton ritmin dhe alegrinë në muzikë. Në fakt këngët e tij veçohen nga ato të artistëve të tjerë pasi kanë shumë show dhe fabula interesante. Por ne do të ndalemi te tre projektet e tij më të reja ajo ” O Hajdar” ku artisti Remi ka bashkëpunuar me aktorin e madh Rasim Thaçi Cima dhe kjo parodi po pritet mjaft mirë. E ndërsa një tjetër projekt i tij më i ri është ai me titull “Jo nuk mundem me harru” ardhur në programet festive në duet me këngëtarin Ylli Demaj por dhe dy këngë malësore në potpurinë me Naim Abazin. Artisti i cili ka zgjedhur të jetojë mes Kosovës dhe Amerikës vazhdon të jetë shumë produktiv, e gjithmonë duke na befasuar e kurrë i palodhur dhe aspak jashte mode pavarësisht se ka shumë e shumë vite në skenë. Kujtojmë se të gjitha këngët e artistit mund t’i gjeni në të gjitha rrjetet sociale në emrin e tij të plotë Remi Jakupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *