Gleeden.com, “siti i parë i takimeve jashtëmartesore, i menduar nga gratë”, ka kryer një studim europian me anëtarët e saj dhe mbi zakonet e tyre të përdorimit të Smartphone-it. Pasi janë pyetur afro 5034 gra dhe burra të martuar (ose në çift) francezë, zviceranë, belgë, spanjollë dhe italianë, janë zbuluar disa shifra të zakoneve të atyre që tradhtojnë me telefonin e tyre, një armë e vërtetë “joshjeje masive”, sipas drejtuesve të sitit. “Smartphone ka sot një rol kontradiktor në jetën e një personi që tradhton. Ai mund të jetë njëkohësisht si miku i tij më i mirë, ashtu edhe armiku më i keq”. 71% e atyre që tradhtojnë, vënë një fjalëkalim në telefonin e vet, 68% fshijnë çdo gjë që i kompromenton, 61% e mbajnë gjithmonë telefonin me vete, 48% i regjistrojnë numrat e të dashurve/ave me emra të rremë dhe 27%o kanë dy telefona. Kjo, përveçse mbron jetën private të tradhtarëve, duhet të gëzojë industrinë e prodhimit të telefonëve. Për fat të keq për ekonominë (dhe për çiftin e tyre), 11% e atyre që tradhtojnë nuk bëjnë asgjë nga gjërat e mësipërme. U urojmë të kenë shans dhe të zbulohen sa më vonë (sepse me siguri, do të zbulohen një ditë)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *