Unë kam një automjet Opel Insignia 2.0 të vitit 2013 me 55.000 kilometra. Vë re një aromë të çuditshme që vjen nga ana e përparme e makinës dhe kofano është shumë e ngrohtë.  Asgjë nuk shfaqet në ekranin paralajmërues në kroskot. Nuk ka tym, por dukshëm ndihet një aromë si jashtë dhe brenda automjetit. E vetmja gjë që kam hasur kohët e fundit ka qenë një tingull i zhurmshëm kur kam qenë në një marsh të ulët, 1 ose 2 përgjithësisht. Faleminderit

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-  Ju falënderoj për besimin! Zakonisht kam vënë re se ku mund të depërtojë pak vaj nga mbulesa e valvulave dhe shkakton këtë aromën për të cilën ju flisni. Ajo mund të mos shkaktojë ndonjë tym, ndonjë dritë ose paralajmërim për të dalë, por është shumë e zakonshme që të shkaktojë këtë aromë dhe duhet të kontrollohet për të parë nëse gjendet vaj qe deperton. Nëse e keni kontrolluar dhe është në rregull unë do ti hidhja një sy kushinetave te rrotave që mund të shkaktojnë këtë zhurmë dhe aromë. Të dyja këto jane variantet që duhet të kontrollohen për të bërë të mundur eleminimin e problemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *