Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si të kesh lëkurë të butë, të tendosur dhe seksi?

Trupi i femrës është një hartë e mbushur me sensualitet, ndaj bëj të mundur që, kur ta prekë partneri, të ndjejë kënaqësi. Nëse ndjek këshillat tona, do të kesh një lëkurë të butë e të tendosur, të parezistueshme…

1. Për të pasur lëkurë të tendosur në dekolte dhe qafë

Advertisement

Zakonisht, nuk tregojmë shumë kujdes për këtë zonë të trupit dhe harrojmë shpesh ta eksfoljojmë e hidratojmë siç duhet. E pra, kjo pjesë e lëkurës është shumë delikate dhe ka pak gjendrra dhjamore që e mbrojnë nga tharja. Kurrë nuk është vonë për të përmirësuar zakonet e tua të këqija; mundohu të eksfoliosh lëkurën e qafës dhe të dekoltesë, duke e masazhuar butë (nëse përdor shumë forcë, mund të irritohet). Gjithashtu, hidratoji çdo ditë me një krem ushqyes dhe mbroji me një krem që ka faktor mbrojtës ndaj diellit, për t’i ruajtur nga plakja që shkaktojnë rrezet e tij.

2. Krahë të mëndafshtë

Problemi më i shpeshtë në këtë zonë është lëkura e thatë dhe grumbullimi i qelizave të vdekura të lëkurës. Mos harro ta hidratosh çdo ditë, pasi të kesh bërë dush! Nëse nuk të pëlqejnë qimet e krahëve, po ke frikë t’i heqësh, mos u tremb: Janë më të holla se ato të këmbëve dhe rrëzëve të kofshëve, prandaj ato nuk dhembin aq shumë. Për të evituar qimet që mbeten nën lëkurë, përdor një xhel dushi me aftësi eksfoljante.

3. Lëkurë barku seksi

Përveç ushtrimeve për barkun, që duhen bërë 2-3 herë në javë, mos harro të heqësh qimet antiestetike që dalin poshtë kërthizës! Vetëm se, mos përdor brisk! Hiqi me piskatore, makinë depiluese ose me dyllë. Pas depilimit, hidratoje mirë zonën me një vaj trupi.

4. Të pasme ala braziliane

Lëkura e të pasmeve është e yndyrshme. Për këtë arsye dalin nganjëherë puçrra në këtë zonë. Nëse të ndodh shpesh diçka e tillë, përdor sapun me acid salicilik gjatë dushit. Mund të përdorësh edhe të njëjtin trajtim që përdor për fytyrën. Një mundësi tjetër: Apliko pak maskë një herë në javë. Jo vetëm do të reduktosh nivelin e yndyrës, por do të largosh edhe lëkurën e vdekur dhe të pasmet do të jenë të buta si mëndafshi.

5. Këmbë të parezistueshme

Këmbët janë një nga zonat më të thata të trupit, kështu që duhet t’i hidratosh çdo ditë me një vaj ose krem për trupin (për shembull, vaj kokosi) dhe të bësh eksfolimin e tyre të paktën një herë në javë (më mirë të mos jetë dita që ke bërë depilimin). Nëse përsëri e ndjen lëkurën të thatë dhe të ashpër, përdor një sapun dushi të yndyrshëm, për shembull, me vaj ulliri. Nëse lëkura ka tendencë të irritohet shumë kur depilohet, apliko një locion me aloe vera dhe do të shohësh përmirësimin e menjëhershëm.

Diçiturë: Eksfoljo lëkurën! Gjunjët, bërrylat dhe këmbët janë zonat më të ashpra të trupit, prandaj eksfoljoji shpesh dhe pastaj, zbuti me krem hidratant.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i veshim fëmijët kur është ftohtë?

Next Post

Makina lëshon një erë të keqe

Advertisement