I ka munguar skenës shqiptare, por është rikthyer si kurrë më parë. Të gjithë e kujtojmë sa shumë sukses pati me këngën “Delicious” dhe ende sot ajo këngë mbetet ndër më të pëlqyerat. Dafina Rexhepi, rikthehet me “BOI”(Boy), një këngë e prodhuar në studion e Arbasound, me muzikë të Lyrical Son & Don Arbas dhe me tekst të Lyrical Son. Dafina, tregon për mungesën, rikthimin, këngën e re, projektet…!

 

Fabjola Kuburi:- Dafina, vjen me këngën BOI (Boy), ose më saktë rikthehesh pas kaq kohësh në muzikë. Ku ka qenë Dafina këto kohë?

Dafina Rexhepi:- Është e vërtetë që u largova nga skena muzikore për pak kohë për disa arsye personale si dhe gjatë kësaj kohe kam punuar me disa projekte familjare.

– Çfarë mund të mësojmë për klipin, përtej asaj që shikohet?

– Kjo këngë është më shumë edhe si porosi për femrat që mos të jenë te varura gjithmonë nga meshkujt por të bëjnë ashtu siç dëshirojnë vetë.

– Çfarë të pëlqen në këtë krijim?

– Më pëlqen gjithѯka në këtë krijim, mënyra si është realizuar, sa është punuar në të dhe si erdhi në formën përfundimtare. Tani, mbetet vetëm vlerësimi i publikut.

– Kujt i je mirënjohëse për gjithë çfarë po të ndodh dhe po përjeton?

Së pari falënderoj Zotin që me ka dhuruar një familje e cila më ka mbështet në çdo hap të jetës time dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur nga skena dhe natyrisht është kënaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shumë por la gjurmë. Faleminderit publikut që më ka inspiruar dhe më ka bërë të ndihem e fuqishme si asnjëherë më parë. Falënderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahjen e veçantë. Ju dua pa fund.

– Media ka qenë më tepër mbështetëse apo penguese në rrugën tënde si këngëtare?

– Mund të them se ka qenë me tepër mbeshtetëse dhe nuk harroj asnjëherë ta falënderoj.

-Çfarë gjete ashtu siç e kishe lënë në muzikë dhe çfarë totalisht ndryshe?

– Muzika është në evoluim gjithë kohës dhe më vjen mirë që ka evoluar për mirë.

– Arrin të përshtatesh me të gjithë apo ndjek linjën tënde dhe, le të të ndjekin të tjerët ty?

– Secili ka mënyrën e tij në të prezantuar, në të jetuar dhe në të punuar. Nuk ka arsye që askush të ndjekë askënd, secili duhet të ketë karakterin dhe origjinalitetin e tij.

– Çfarë të mungon nga koha kur “Delicious” bëri namin nëpër diskoteka?

– Çdo kohë ka rëndësinë e saj, jua thashë unë u shkëputa për arsye të mijat dhe ja ku u riktheva me “BOI”

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *