Është një ndër këngëtarët që po të dëgjosh qoftë edhe një këngë të tijën, të lë shije muzikore vështirë për t;u harruar. Nëse thua Mentor Haziri ke thënë muzikë të mirë dhe këtë ai e ka vërtetuar në ço sjellje të tijën në muzikë. “Survivor” është këngë më e re e tij, një klip që të rrënqeth dhe një histori personale…Ky është Mentor Haziri!

 

Fabjola Kuburi:- Mentor, ti je një këngëtar që ke vënë baza në tregun muzikor me grupin “Kthjellu” dhe sot nëse thua Mentor, ke thënë muzikë e mirë… Ka qenë e vështirë për ty të arrish deri këtu?

Mentor Haziri:- Asgjë nuk është e lehtë, absolutisht kam bërë përpjekje të njëpasnjëshme të jem këtu por e kam bërë me dashuri kur kihet parasysh që të këndosh mirë tek ne nuk është që vlerësohesh tashmë, po vijnë në shprehje looku, tekstet vulgare etj.

– Ç’është në gjendje të transmetojë kënga jote e re “Survivor”?

– Kënga “Survivor” është tregimi im si refugjat gjatë luftës në Kosovë është komplet e përshkruar se si jam përndjekur nëpër male me tërë familjen time nga paramilitarët serbë dhe ku kam përfunduar i ndarë nga ata në kampet e refugjatëve në Maqedoni.

– Çfarë është kjo mani për të kënduar në gjuhë të huaj?

-Kjo mania si duket i kapi tashmë shumicën, unë diku nga 2010 kam kënduar anglisht ku edhe kam lançuar videon e parë shqiptare në MTV.

-A është një realitet frymëzues ky që po jetojmë?

– Muzikalisht nuk do thoja që është frymëzues pasi tashmë edhe mediat fatkeqësisht iu kanë nënshtruar  servilizmit dhe transmetojnë gjithçka që ju vjen në redaksi.

– Cilat janë kriteret e mjaftueshme për ta konsideruar një këngë të denjë për t’u lançuar?

– Së pari a është muzika e vlefshme për t’a transmetuar, prandaj është teksti se çfarë po u përcjell audiencës sidomos asaj të resë, që e  dëgjojnë më së shumti e dëgjojnë muzikën. Fatkeqësisht në TV tani, po transmetohet gjithçka.

– Suksesi, më pas, nuhatet me instiktin?

– Suksesi vjen, por nëse punon fort dhe i qëndron besnik asaj që bën.

– Cila prej këngëve të tua ka qenë dashuri me dëgjim të parë?

– Nuk dua të bëj shumë  dallime, por kënga që e kam bërë me Alban Skënderaj para 10 viteve ka nuhatur dashurinë, atëherë e patëm bërë bashkë në kopshtin tim të shtëpisë atë këngë.

– Do të vijosh të jesh i hapur ndaj bashkëpunimeve?

– Nëse ja vlen, pse jo?!

– Ka paksa nota melankolie të lehtë në këngët e tua… Pse?

– Melankolia nuk duhet të mungojë në këngë sepse ajo është emocioni është energjia që e transmeton fabulën e këngës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *