Inis Neziri vajza simpaktike me një vokal të mahnitshëm, vjen sot në këte intervistë për lexuesit e “Intervista.al”  për të na treguar më shumë rreth jetës personale por edhe asaj  profesionale pritshmëritë që Inisi ka. Ajo shkëlqeu në bashkëpunimin me Flori Nazifin në edicionin e fundit në “Kënga Magjike” ku edhe doli me një çmim me vete, atë të “Duetit më të mirë”. Gjithashtu ka qenë fituese edhe e  festivalit të 50-të “Dreri i art2018” që u organizua në shtator të vitit të kaluar në Rumani. Suksese më tej Inis…!

Fjoralba Zeqiraj:-  Inis e nisim intervistën duke na treguar sesi eshtë një ditë e jotja?

Inis Neziri:- Përshëndetje! Një ditë e zakonshme e imja është tërësisht e zakonshme, shkoj në shkollë, dal me shoqërinë , merrem me angazhime shkollore dhe kohën e lirë e kaloj duke kënduar në studio.

– A ka ndryshuar jeta jote artistike pas pjesëmarrjes në ” Kenga Magjike”?

– Nuk mund te them se ka ndryshuar por tashmë kam më shumë mbështetës  dhe po mësoj se ka shumë që duan këngën time.

– Si lindi ideja për bashkëpunim me Flori Nazifin, me të cilin fituat edhe “Best duet” në “Kënga Magjike”?

– Ishte ideja e kompozitorit Elgit Doda për të bërë këtë bashkëpunim. Ai më ftoi të bëhesha pjesë e duetit.

–  Në cilën rrymë muzikore e gjen më së shumti veten?

–  Jam e hapur ndaj të gjitha rrymave dhe mendoj se jam e aftë të këndoj shumicën prej tyre por ajo ‘pop’ them se më përshtatet më së miri.

–  Ku e shikon Inisin në të ardhmen, përvec këngës?

–  Jam akoma konfuze në atë çfarë dua të zgjedh si profesion. Mendoj diçka në lidhje me ekonominë ose menaxhim-biznesi.

–  Sa e lehtë apo e vështirë të duket të qëndrosh sot në tregun muzikor shqiptar?

–  Sigurisht që çdo fushë ka vështirësitë e saj. Duke qenë se çdo këngëtar apo kompozitor ka si qëllim që të argëtojë dhe të pëlqehet nga dëgjuesit, është përgjegjësi për të krijuar vazhdimisht një muzë që të mbetet në mendjen e tyre.

–  A ke një idhull në muzikë që të inspiron?

–  Kam arritur në një fazë ku unë e di çfarë dua dhe çfarë duhet të ndjek për të arritur objektivat e mia ndaj dhe inspirimin e gjej aty.

–  Me kë do të doje të kishe një tjetër bashkpunim në muzikë?

–  Do të kisha vërtet dëshirë të bëja një bashkëpunim me Eleni Foureira apo me Christina Aguilera.

–  Dicka të re për publikun se shpejti do të kemi?

–  Po merrem me dy projekte por që duan pak kohë për t’u lançuar ashtu siç duhet.

–  Edhe këtë intervistë e mbyllim me një mesazh që  ti do të doje të ndaje me lexuesit tanë?

– Për të gjithë ata që po e lexojnë dua t’ju them “Ndiqni zemrën dhe pasionin. Punoni fort në heshtje dhe lëreni suksesin të buçasë për ju. Ju falënderoj shumë ♥️♥️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *