Fadil SHYTI: KOHA PO E DËSHMON QË I MADHI ATDHETAR, ADEM DEMAÇI KISHTE DREJT, KUR I THA JO!-NËNSHKRIMIT TË VENDIMEVE NË KONFERENCËN E RAMBUJËS!

(Në këtë opinion, fatkeqësisht, domosdoshmërisht, duhet shtruar pyetjen: pse jemi katandisur kështu, si komb dhe si shtet?!)

…Mendoj, të gjitha tatpjetat historike të pas tri luftërave çlirimtare në trojet tona etnike shqiptare; për Kosovën e Shqipërisë, për Iliridën dhe Kosovën Lindore; kanë filluar që kur i ashtuquajturi, “Krahu i Luftës”, pranoi të udhëtonte, me kokat në trasta të qullura,-pa asnjë pikë mend, me Hashim Thaçin, në krye, në Rambujet; me ftesën e politikës franceze, me bekimin e “Gandit kosovar”, përkrah me pacifistët, alias titistët e konvertuar në demonë-kratë; të cilët pastaj e bënë tërkuzë poilitike-diplomatike, ekonomike, ushtarake e të tjera, çështjen shqiptare si tërësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti.

-Edhe njëherë historikisht u dëshmua që, trimëria, pa dituri, qenka e kotë.

Udhëheqësit e UÇK-së, të tri luftërave çlirimtare, faktikisht ishin njerëz të sakrificave, hiqeshin që ishin atdhetarë të vërtetë, mjerisht nuk u dëshmuan gjer në fund të tillë;-parasëgjithash, sepse nuk ishin të përgaditur politikisht, nuk u dëshmuan me nivel të lartë, të përgjegjësisë politike dhe diplomatike përballë historisë;-prandaj, çështja shqiptare, mori parapakthime tmerrsisht historike edhe për faktin e hidhur që; -nuk iu la gjer në fund të luftës, udhëheqja poitike dhe diplomatike, në krye të UÇK-së, simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçit.

-Dihet fakti që, pas shkeljes së marrëveshjes nga e ashtuquajtura, “Drejtori Politike” që drejtohej nga Hashim Thaçi & CO, baci Adem i dëshpëruar thellë dha dorëheqëje nga drejtimi i politikës në UÇK-së.

-Konferenca e Rambujës, ishte KËNETA e parë politiko-diplomatike, ku i kanë shfryrë dhe kënaqur epshet e veta, armiqtë dhe tradhëtarët e kombit shqiptar.

-Pastaj, do të vinin dhe KËNETA të tjera, si ajo Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Konçulit; mendoj se, të gjitha këto Konferenca famëkëqija e kthyen së porapëthi si mos më zi e më keq, çështjen e pazgjidhur shqiptare.

-Çka është tragjike dhe tej-tej tragjike fakti se; edhe pas gati dy deceniesh të këtij dështimi të madh politik dhe diplomatik; nga politikanët reaksionarë dhe analistë politikë, vasalë të mjerë të tyre, të gjitha këto Konferenca vlerësohen lart, kinse atje janë marrë vendime pozitive për kombin shqiptar.

Lavdi Adem Demaçit!

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *