FOKUS

Kjo është pjesa më e bukur,disi më e pashprehur por shumë e ndjerë në vetvete apo në relatat me atë që do apo me miqtë.Duke u akorduar në shpirt bëjmë një “radiografi”të kujtimeve ,të një përgjigje pa rezerva ,apo emocioneve ku flasim pa dorashka e nuk ndruhemi si në jetën e të përditshmes .E gjitha na shfaqet si një fushë e blertë ku topin e pozicionojmë në pjesë të caktuara nga ku duhet të shënojmë apo të ecim për fitore.Në brendësi ndjejmë qetësinë ,aprovimin,detajet, apo pikat e dobta ku ndodhemi.Çdo ditë ,çdo minutë lë gjurmë në shpirt,kanalizon energjitë pozitive apo negative,një dimension unik se ku duhet të fokusohemi duke na shfaqjur një horizont që shikohet drejt e në sy si një labirint ku shpresa qëndron pa limit.Duke bërë një “radiografi”të brendshme kuptojmë praktikat e hidhura që njerzit mundohen të na i sevirin,apo aksese mediokre që atribojnë çaste dhe minuta stresante në shpirtin tonë ,duke dashur të na marrin atë aftësi krijuese ,humane apo shpirtërore.Atëherë bëhet zgjedhja ndërmjet përshtatjes me limit apo një Lirie që duan të na i kushtëzojnë apo të përfitojnë në emër të një diçkaje.Ky diferencim në kohë sjell stabilitet në shpirt ,avancim dhe besim në vetvete duke i nisur me idenë se “riformatimi”i brendshëm është objektiv parësor,nëse nuk do që nesër të ndihesh e vrarë shpirtërisht apo e përdorur nga dikush.Duke menduar kështu nuk ka pengje në brendësi sepse i thua vetes se lufta e brendshme e shpërfill fatin e keq.Në një farë mënyre duhet” ushqyer “shpirti për të shmangur idenë e zvarritjes apo lëpirjes në jetën që na diktohet.Duke analizuar në shpirt shikojmë realitetet ,reflektimet,akseset fals që na serviren ,botë të pandjera ,duke na arritur në atë momentin e një “rezolute “të brendshme që nesër mos të mbylleni në vetvete.Secili prej nesh është një individ që mbart elementin e të qenurit unikal,ndryshe ..dhe pikërisht kjo gjë nuk duhet ndryshuar apo imponuar ndryshe,çdo herë duhet të “vrapojmë ” ëmbëlsisht tek vetja pa ndryshuar as një presje sepse vetëm aty gjendet forca jonë e madhe,përgjigja ku ne jemi mbreti apo mbretëresha e fatit tonë.Ka raste kur jeta na duket fushë e minuar,ku pikërisht ata që të duan të zgënjejnë duke na “helmuar”pak nga pak me mbartur apo ide të gabuara.Atë çast buzëqeshja jonë fiket,jeta duket gri,dhe koha të rëndon plumb.Këtu gjendemi vetëm,ulemi dhe flasim me shpirtin që sillet rrotull nesh si ai fëmija që gjithmonë nuk plaket dhe të rrigjeneron me rininë e vet.Atë çast ndjen një reflektim..një këshillim që të bërtet duke të dhënë forcë me idenë se askush nuk ka të drejt të të lëndojë apo keqpërdor ty.Gjithkush është brenda furtunë,lëndinë e pashkelur,dritë në fund të tunelit,vullkan që zjen.Mos i zgjoni,ndryshe do të përballeni me det e tërmet,me vlerën e një dinjiteti ku zgjidhja ka vetëm një emër..EVOLIM SHPIRTI.

RUDINA PAPAJANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *