Anila dhe Bujar Uka janë çifti i artistëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në SHBA. Anila është nga Fieri, ndërsa Bujari nga Prishtina. Jetojnë në SHBA prej 24 vitesh dhe janë aq të dashur e të kërkuar atje sa është e pamundur që mos i njohin. Të dy, i ka lidhur dashuria për njeri-tjetirn pore dhe dashuria për muzikën dhe 20 vitet e fundit ia kanë dedikuar muzikës. Janë të pranishën në shumë shtete të SHBA-së madje edhe në Kanada. Anila ka studiuar Mjekësi dhe është diplomuar në këtë degë, ndërkohë që ka kënduar që e vogël në festivalet për fëmijë madje kur ishte 14 vjeç është vlerësuar me çmim të dytë në koncertin e “Zërave të rinj”. E pyetur se ku qëndron lidhja mes mjekësisë dhe muzikës ajo thotë se studimet i bëri aty ku donin prindërit, e më saktë mamaja duke pasur parasysh edhe sistemin e atëhereshëm, ndërsa muzikën e ka pasion shpirti të kthyer tashmë në profesion bashkë me të shoqin. Bujari nga ana tjetër është diplomuar për muzikë, pasi ka studiuar në liceun e muzikës “Prenk Jakova” dhe muzika i buron nga zemra por edhe ka studiuar për të. Ai është edhe këngëtar por edhe instrumentist, sepse organo e shoqëron në të gjitha eventet apo gëzimet familjare ku janë të ftuar.Këndon këngë patriotike dhe i shoqëron me çifteli. Prindër të një djali të vogël që quhet Albi, i kanë injektuar dashurinë për muzikën, sepse ai do të bëhet DJ. Ata madje i kanë bërë edhe një video ku ai i bie çiftelisë duke shoqëruar një këngë amerikane. Janë të ftuar në shumë evente, dasma, koncerte dhe për këtë arsye edhe vizitat në Shqipëri i kanë të kufizuara, sepse si sezoni veror ashtu edhe sezonin dimëror e kanë të tejngarkuar. “Do ti mbajmë mend gjatë dhe nuk do ti harrojmë asnjëherë organizinmet që bëhen për festën e Flamurit, Pavarësinë e Kosovës”:- thotë Anila mes të tjerash, sepse janë festa që festohen me shpirt dhe hedhin të gjithë mallin për vendlindjen në to, janë festa që të kënaqet shpirti kur shikon brezin e ri veshur me kostume kombëtare e me flamuj në duar.
Bujari rreth 3 vite më parë ka realizuar një këngë në Shqipëri, me tekst të vetë Anilës, me muzikë të Valter Beqos dhe klipi i Max Production, me titull “Për ty moj vendlindja ime”. Janë shumë të dashur dhe të pëlqyer në Neë York dhe japin një kontribut të madh artistic në komunitetin shqiptar atje në tokën e premtuar dhe ëndrrën e madhe amerikane! Ja dhe klipi i Bujarit i realizuar me ndjenje patriotizmi per vendlindjen:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *