Meri Mema është një këngëtare e cila të elektrizon me zërin e saj dhe kush e ka dëgjuar live ka pasur dëshirën e mirë për ta ridëgjuar, madje shumë e kanë bërë pjesë të gëzimeve të tyre familjare duke e pasur si të ftuar në Shqipëri por më së shumti jashtë saj. Meri rreth një viti më parë publikoi një këngë të shoqëruar me klip me titull “Problem” e cila u mirëprit nga publiku. Vetë këngëtarja duket se ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të publikuar këngët e saj të reja, mjatueshëm sa për të qenë pranë publikut me realizime artistike dhe me nivel. Këtë fundviti Meri sapo ka publikuar këngën “Hajde n’valle moj dashni”, një këngë me tekst të Senka Nuhiut dhe muzikë të Nexhi Vuniqi, xhirimet janë nga TV Sharri në Tetovë. Eleganca e Merit është elementi që bie më shumë në sy, por zëri i saj spikat në gjithë tërësinë e tij. Ajo ka shumë projekte në dorë por më i afërti është ai në bashkëpunim me tekstshkruesin e mirënjohur Rifat Maxhuni, projekt që Meri mendon ta sjellë shumë shpejt me klip. E ndërsa Meri po punon për projektin e ri, shijoni “Hajde n’valle moj dashni” në linkun më poshtë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *