Xhirimet e fundvitit dhe festimet për Vitin e Ri 2019 kanë nisur në ekranet televizive, në Shqipëri e Kosovë , më së shumti në Kosovë ku artistët shqiptarë sjellin edhe projektet e reja të cilat i kanë realizuar posacërisht për këto evente. Një nga artistet me zë aq të bukur dhe të veçantë, Artela Brahimi ka sjellë një “Potpuri” me këngë të trevave të veriut, orkestracionin e së cilës e ka relizuar në Studio profesionale Suharekë, tek Sami Hoxha, një producent i disa këngëtarëve të mirënjohur në Kosovë. Xhirimet u realizuan nga produksion “Dijamanti” në Prizren, Aida Gjilan she “Inbox” në Prishtinë. Duhet ta pranojmë që në këtë prurje të re Artela ka shkëlqyer, duke u kujdesur në detaj për përzgjedhjen e këngëve të “Potpurisë” por edhe për look-un e saj. Ajo pushton skenën si një perëndeshë në fronin e saj! Me poshtë keni edhe linkun e “Potupuri” të cilin me një klik ju mund ta dëgjoni në youtube, pse jo edhe ta shoqëroni me një kërcim popullor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *