Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Olta Boka: Dashuri me dëgjim të parë

Olta Boka është nga ato këngëtare që di të vijë në ekran me një këngë dhe klip të ri atëherë kur duhet dhe jo sepse duhet. Vajza e një prej këngëtarëve më të dashur të muzikës popullore shqiptare Reshit Bokës, ajo ka zgjedhur një tjetër zhanër në të kënduar, por nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të këndojë edhe këngë tabani. Ndërkohë,  sapo ka sjellë klipin më të ri me titull “Pa faj” një realizimi i Irkenc Hykës dhe tekst të Petro Xhorit dhe me interpretim aq të ëmbël të Oltës në klip, sa i gjithë publiku është mahnitur.

 

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Olta! Si po ndihesh këto ditë?

Advertisement

Olta Boka:- Përshëndetje të gjithë lexuesve! Për mua këto ditë vere kanë qenë  të mbushura me risi! Aktivitete të ndërthurura me pushime, udhëtime, eksplorime.

– Klipi yt më i ri “Pa faj” vjen me një klip të konceptuar thjesht, por këndshëm. Të pëlqeu puna, kur e pe të përfunduar? Po kënga të ngjiti që në momentin e parë që ë dëgjove ende të pa punuar?

– Klipi është punuar me qëllim të përcaktuar paraprakisht! Kisha dëshirë të përcillja një ndjesi me të freskët pa shumë sforcime dhe patjetër që më pëlqeu për sa kohë ka qenë në vazhdimësi të përmbushjes së qëllimit paraprak. Kënga ka qenë e dashur për mua që më dëgjimin e parë!

– Sa je përpjekur të aktrosh apo interpretosh gjatë klipit?

– Në fakt nuk më është dashur shumë punë. Jam përpjekur të shijoj energjinë pozitive që të lë si vijë melodike pavarësisht tekstit.

– Ti, personalisht, çfarë mendon se mund të quhet “faj”?

-Për mua faji përcaktohet nga niveli i pasojes që ka si veprim. Kryesisht ato veprime që shkojnë në kundërshtim me atë që objektivisht duhet kryer!

– Të lutem, më thuaj sa mesazhe dhe sa telefonata ke marrë sapo publikove klipin?

– Jam e lumtur që rrethohem nga njerëz dhe dashamirës të mi që më duan fort! Kanë qenë shumë urime, mbi të gjitha ndjej që kanë qenë të sinqerta!

– Nga kush e more urimin e parë?

-Nga ata të cilët gëzimet e mia i konsiderojnë pjesë të tyren.

– Këngët dhe klipet i sjell rrallë por shumë të bukura dhe që i rezitojnë kohës. Është një zgjdhje që ka dhënë frytet e saj për aq kohë sa je një ndër këngëtaret shqiptare më me nivel dhe audiencë apo jo?

– Nuk kam pasur kurrë për qëllim të bëj diferencën. Detyra ime si artiste është të jap vërtetësinë e asaj që përfaqësoj e ndoshta kjo përkthehet në sukses afatgjatë.

– E ke frikë konsumimin e imazhit?

– E kam pak me thënë të drejtën. Është armiku më i madhë i artistit!

– Të gjithë jetën tënde e ke lidhur me muzikën apo ke dëshirë të merresh dhe me diçka tjetër?

– Jeta ime është muzikë brenda dhe jashtë profesionit! Por, përtej kësaj, mua më ka pelqyer gjithmonë të njoh dhe të superoj limitet e mia! Kam studiuar Drejtësi dhe uroj dhe synoj të jetë bashkëudhëtare e pjesës tjetër të jetës!

– Me cilin nga këngëtarët shqiptarë do ta doje një bashkëpunim?

-Alban Skënderaj, Mc.Kresha dhe shumë të tjerë…!

– Ç’do të presim tjetër nga Olta… ndonjë album ndoshta, duke qenë se janë kthyer në tendencë përsëri?

– Jam në punë e sipër për projekte të tjera, por momentalisht do të doja të merrja kohë për të reflektuar e për të shijuar projektin e fundit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drande Xhaj: Uroj të më lexojë Presidenti

Next Post

Andi Murra: Noizy, mbështetja ime më e madhe

Advertisement