Polici për peshkim
Një polic dhe miku i tij, shkojnë herë pas here për të peshkuar së bashku në akull dhe bëjnë gara se kush zë më shumë peshq. Polici nuk arrin të zërë asnjëherë asnjë peshk, kurse shoku i tij, i zë njërin pas tjetrit. I mërzitur, polici vendos të vërë një spiun që të zbulojë sekretin e shokut të tij, që i ecën kaq shumë me peshkimin. Kur kthehet spiuni, i thotë:
– E zbulova zoti shef! Ai bënte një vrimë në akull!

Hoqa dorë…
– Hoqa dorë nga duhani, hoqa dorë nga pija, hoqa dorë nga seksi… O Zot, kanë qenë 20 minutat më të këqija të jetës sime!

Prostituta dhe xhaja
Një i moshuar po ecën rrugës, kur sheh një prostitutë që i e ndalon dhe i thotë:
– Xhaje, e kam 50 mijë lek me prezervativ dhe 100 mijë lek, pa prezervativ.
– Mirë, – i thotë xhaja, – do të të jap dyqind mijë lek, po arrite të ma vësh prezervativin!

Seksi
E kënaqur, pas seksit, gruaja i thotë dashnorit:
– E di që ti di të bësh seks më mirë se im shoq?
– E di, e di, – i përgjigjet dashnori pa pikë modestie, – kështu më tha edhe motra jote dje…

Tradhtia
Nje burre po jepte shpirt dhe i kërkon gruas t’i vijë pranë se ka diçka për t’i thënë:
– Grua, më fal, por të kam tradhtuar. Gjithë ato net që të thoja se isha në punë deri vonë, kam qenë me femra të tjera dhe, jo me një, por me dhjetëra…
Gruaja, e qetë, i përgjigjet:
– E dija, e dija, prandaj ta dhashë helmin.

Aksidenti
Bie telefoni i shtëpisë dhe burri e ngre.
– Alo, ju telefonojmë nga rajoni i policisë… Gruaja juaj ka vdekur në një aksident. Ju lutem, ejani sa më parë në komisariat, që të identifikoni kufomën…
– Dëgjo, – thotë burri, – Unë jam në Facebook tani. Bëji një foto gruas, hidhe në Facebook, më bëj mua tag dhe, nëse është gruaja ime, do t’i jap “like”.

Në spital
Sekretarja e një mjeku është shumë e shqetësuar nga disa pacientë që vijnë herë pas here dhe e pyet mjekun se si ia bën për ta kuptuar nëse ata janë shëruar apo jo.
– Fare lehtë, – i përgjigjet mjeku, – Kur më thonë se vuajnë nga humbja e kujtesës, unë u them se pagesën duhet ta bëjnë para vizitës. Pastaj, u them edhe në fund të vizitës të paguajnë. Nëse më thonë se kanë paguar njëherë, do të thotë se janë shëruar…

Blerta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *