Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Gazmend Paja, pas “Portokalli”, në një serial komik Ky është fati im!
Një gazetar shqiptar, bëhet aktor në Hollivud: Marko Caka: Më shkojnë rolet e mafiozëve!
Shkolla e besimtarëve myslimanë

Një gazetar shqiptar, bëhet aktor në Hollivud: Marko Caka: Më shkojnë rolet e mafiozëve!

– Marko, ti je i njohur si gazetar, ndërkohë që, pas disa muajsh në Amerikë shohim që ke nisur karierrën si aktor në Hollivud, madje je shpallur nga LTC (Local Talent Connect), një ndër 10 talentet më të mira për muajin Mars. Si ndodhi?

– Ishte rastësi. Kur shkova në Amerikë në fillim, pas shumë vitesh të suksesshme pune në fushën e gazetarisë, mendova të vazhdoja në këtë drejtim. Për këtë isha akredituar në dy klubet më prestigjoze gazetareske të Nju Jorkut e Los Anxhelosit, që kanë lidhje me qendrat kryesore të prodhimeve kinematografike hollivudiane dhe akses në eventet e tyre më të rëndësishme. Gjatë këtyre eventeve, pata fatin të intervistoja disa yje të Hollivudit dhe në një nga këto takime, m’u sugjerua të bëhesha pjesë e filmave të tyre.

– Kush ta dha i pari këtë ide?

Advertisement

– Ishte aktori dhe regjisori Bill Bob Thorton, ish-bashkëshorti i Anxhelina Zholi, intervistën e të cilit, nëse ju kujtohet, e botova pikërisht në gazetën tuaj… Ishte ai që ma hodhi këtë ide duke më thënë që kam talent për aktor, por qershia mbi tortë ishte kur u takova me Kameron Diaz. Një nga producentët e saj me propozoi të luaja në një nga filmat e tij. Që në audicionin e parë, me rreth 350 aplikantë, fitova një rol të vogël në filmin “Tapestry”…

– Na trego të lutem diçka më shumë për këtë film…

– Ky është një film i regjisorit të njohur Ken Kushner. Aty unë luaj në një skenë bashkë me aktorin e njohur Stefan Balduin, i cili pas një konflikti me gruan e tij, i ka hyrë një jete të shthurur. Pikërisht në një nga këto ditë, kur ai është krejtësisht nën ndikimin e pijeve alkoolike, unë takohem me të në një lokal. Ky film do të dalë në kinematë botërore në dhjetor të këtij viti.

– Po filmat e tjerë?

– Filmi tjetër ka përmasa botërore. Ai është seriali i njohur “Boardvvalk Empire”, sezoni i pestë. Është seriali më i shikuar në SHBA që shfaqet në platformën më të madhe amerikane HBO. Aty luaj rolin e një gangsteri kubanez të viteve ‘30, rol të cilin e fitova në një audicion ku merrnin pjesë 2300 vetë. Në atë film luaj pranë protagonistit Steve Buscemi dhe jam një gangster që kontrollon zonën që të mos ketë asnjë problem. Jam gangster i vërtetë, por shumë miqesor me turistët që vijnë për të pushuar në një rezort turistik kubanez. Pas këtij filmi, nuk ka reshtur interesi i agjentëve dhe producentëve për të luajtur edhe në filma të tjerë, seriale pak më vegjël, si dhe në spote publicitare apo TV shou.

– Cilat janë projektet për të ardhmen?

– Gjatë muajit korrik do të nis xhirimet në filmin “The beat café”, të regjisorit Alan Chan dhe një muaj më vonë fillojmë xhirimet në filmin “The Road most taken” ku do të jem edhe aktor, edhe asistent producent. Vlen të theksohet se kur je pjesë e industrisë së filmit amerikan, njoftohesh vazhdimisht për audicionet dhe, nëse i përshtatesh karakterit që kërkon producenti, bëhesh shumë lehtë pjesë e stafit të filmit. Unë jam në hapat e parë të kësaj rruge, por sipas agjentëve dhe producentëve, si rrjedhojë e paraqitjes së mirë, shumë shpejt mund të fitoj statusin e aktorit të privilegjuar, shkallë këto nga të cilat kanë kaluar edhe artistët e tjerë që me kalimin e viteve, janë bërë yje të Hollivudit…

– Kaq lehtë do të bëhesh yll i Hollivudit?

– Nuk ka qenë e lehtë, më beso. Gjithçka ka ardhur pas një rrugëtimi të gjatë si në fushën e gazetarisë, ashtu edhe në kinematografi. Nuk është e lehtë të krijosh besim për të patur akses pranë yjeve të Hollivudit. Unë këto që kam arritur, ia di për nder edhe gazetarisë, e cila më krijoi mundësinë që të jem i pranishëm në evente të ndryshme, në filmat premierë të produksioneve të mëdha hollivudiane, që të krijoj njohjet e bashkëpunimet e nevojshme.

– Si zgjidhen aktorët gjatë audicioneve?

– Gjatë audicioneve shikohet nëse ti i përshtatesh apo jo karakterit të rolit. Për shembull, në disa raste, kërkohen karaktere me prejardhje mesdhetare dhe kjo më ka ndihmuar. Një herë më kanë thënë për shembull se pamja ime i ngjan atij mafiozit italian me fytyrë engjëlli…

– Por fytyra nuk është gjithçka besoj; duhet edhe të krijosh edhe karakterin e një mafiozi…

– Po, dhe kjo është gjëja më e vështirë. Për këtë duhen ato teknika, zotërimi i të cilave të bën aktor të madh. Këtë më tha para ca kohësh edhe “mafiozi” i njohur i “Kazinosë” së Martin Skorcezes, Vinni Vella, i cili që në takimin e parë kujtoi se jam italian nga Siçilia. Kur mësoi se isha shqiptar, më tha se mund ta bëja shumë lehtë karakterin e keq që ai ka luajtur për vite me radhë, duhen vetëm disa teknika që fitohen gjate ushtrimeve dhe provave..

– Talenti dhe pamja janë njëra anë. Tjetra mendoj se është studimi, apo jo?

– Patjetër që po. Industria e filmit amerikan të ofron gjithçka që ti të perfeksionosh artin e të qenit perfekt në realizimin e karakterit të rolit. Kjo industri të ofron instruktorët e trajnerët e veçantë që merren me artistët e rinj. Unë pata fatin e mirë që u ndihmova nga instruktori Ronely Santiago, një aktor hollivudian i cili ka bashkëpunuar me aktorët e mëdhenj Anxhelina Zholi, Xhorxh Kluni, Kevin Kostner etj.

– A mund të na thuash diçka nga takimet me aktorët hollivudianë? Si janë ata në jetën e përditshme?

– Duhet theksuar se ata janë njerëz shumë të thjeshtë, që miqësinë e shtrijnë edhe jashtë punës. Po ju them një rast konkret: Me trajnerin tim, pas shumë orëve të lodhshme të mësimit, si grup shkonim për të darkuar pa krijuar asnjë distancë mes nesh. Për ta, miqësia dhe respekti për njëri-tjetrin janë prioritetet kryesore në harmonizimin e marrëdhënieve. Ata të largojnë çdo stres që mund të krijohet nga rutina të vogla të jetës së përditshme. Kjo që thashë gjatë trajnimit vlen edhe gjatë punës në sheshxhirim, ku gjithsecili respekton tjetrin, që nga aktorët e famshëm të miliona dollarëve, deri te punëtorët e thjeshtë…

Duke qenë shqiptar, a ke patur probleme për të fituar besimin e tyre?

– Absolutisht jo, përkundrazi, jam afruar më tepër. Amerikanët nuk janë si europianët, që kanë komplekse te kombësia. Pothuajse të gjithë producentët që kam njohur, janë njohës të vlerave të shqiptarëve. Me të gjithë ata që jam takuar jam ndjerë mirë kur kanë mësuar për origjinën time, madje jam afruar më tepër për vetë faktin se shqiptarët që ata kanë takuar më parë, u kanë lënë mbresa të veçanta.

– Çfarë i duhet një shqiptari për të bërë karrierë në Hollivud?

– Talenti është parësor kudo, kjo vlen jo vetëm për Hollivudin, por ka të bëjë edhe fati. Unë pata fat që isha në Amerikë dhe pranë kësaj industrie gjigande, të cilën e ëndërron çdo aktor. Ua kam shprehur edhe miqve të mi producentë të mëdhenj amerikanë se në Shqipëri ka shumë talente të mira dhe shumë më të mirë se unë, por unë pata fat që të isha në kohën e duhur, në vendin e duhur. Kjo është e rëndësishme! Pra, që të jem më konkret, unë besoj se nëse një aktor i mirë shqiptar informohet për audicionet e x filmi të madh, me talentin dhe guximin që ka, mund të fitojë rolin e duhur që do t’i hapë portat e Hollivudit. Nëse ai nuk e ka këtë mundësi, për fat të keq, Hollivudi do të jetë gjithmonë një ëndërr e largët. Një nga planet e mia është pikërisht kjo, që me njohjet e mia t’u ofroj talenteve shqiptarë audicione për të provuar mundësinë e karrierës në Hollivud.

– Për këtë ke ardhur në Shqipëri?

– Jo, ardhja ime në Shqiperi është vetëm për pushime, por kjo nuk do të thotë se nuk kam kontaktuar me ndonjë artist. Një nga këta është miku im i vjetër, aktori i “Portokallisë” Gazmend Paja. Me Gazin gjetëm rastin e biseduam për një projekt gjigand të ideuar nga ana e tij. Duke shfrytëzuar miqësinë time me producentë të “Broadvvay”, do të mundësojmë për herë të parë që një trupë shqiptare e drejtuar nga regjisori i talentuar Altin Basha dhe Gazmend Paja, bashkë me 6 aktorë të tjerë, të vërë në skenë në tempullin e teatrit njujorkez, një vepër të Shekspirit. Duhet ta dini se nga shqiptarët, të vetmit që e kanë shkelur “Brodvvay”-n janë vëllezërit e famshëm Belushi. Mbetet vetëm për të konfirmuar datat, meqenëse programi i shfaqjeve në “Brodvvay” është shumë i ngjeshur e i parapërgatitur shumë kohë përpara…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gazmend Paja, pas “Portokalli”, në një serial komik Ky është fati im!

Next Post

Shkolla e besimtarëve myslimanë

Advertisement