– Jam 28 vjeç dhe kam rreth 3 vjet që kam dhimbje të mëdha koke në anën e majtë. Dhimbja më zgjat 3 ditë. Përpara e kisha dhimbjen një herë në muaj, kurse tani më ka filluar një herë në 15 ditë. Jam vizituar te mjeku i lagjes dhe më ka dhënë ilaçe të ndryshme, por asgjë nuk më qetëson. Çfarë mendoni ju, si specialist? Çfarë mund të kem dhe te cili mjek specialist duhet të vizitohem? Me respekt, Eri.

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje e dashur,Eri. E lexova me vëmendje letrën tënde dhe do të doja të të shpjegoja se shqetësimet që ju referoni janë sugjeruese për migrenën.  A keni njeri tjetër në familje me këto lloj dhimbje koke? Migrena mund të trashëgohet në shumicën e rasteve. A keni ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës ose të vjella gjatë krizave të dhimbjeve të kokes? Teë gjitha këto karakteristika janë simptoma të zakonshme shoqëruese të migrenës.  Në këto kushte, do t’ju rekomandoja një konsultë me mjekun neurolog për një ekzaminim të kujdesshëm fizik. Një rezonance magnetike është e nevojshme, duke konsideruar faktin se dhimbjet e kokës lokalizohen gjithmonë në gjysmën e majtë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *