Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Maya: Ka shumë këngëtarë por pak artistë

Ajo është edhe këngëtare, edhe aktore. E dashuron teatrin me të njëjtën forcë që dashuron muzikën dhe nuk do ngurronte të ngjitej në skenë me një rol të ri. Maya, po përgatitet të vijë për publikun me dy këngë të reja të cilat nuk na tregon se kur do i publikojë, vetëm ka një merak, të pëlqehen nga publiku. E kur nuk janë pëlqyer këngët e saj?!

 

Fabjola Kuburi:- Maya këndon por edhe aktron, në fakt Maya ku ndihet më Maya?

Advertisement

Maya:- Unë ndihem më Maja kur aktroj dhe ndihem më Maya kur këndoj. Ndihem Maya kudo.(Buzëqesh)

–  …do të ishe e gatshme t’i sakrifikoje prapë projektet e tua muzikore për teatrin?

Do ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, jam ndjerë shumë shumë mirë kur kam luajtur teatër dhe do ishte një kënaqësi të luaja edhe një herë teatër. Do sakrifikoja sigurisht të luaja teatër përsëri, natyrisht duke patur një ofertë nga regjisorët e teatrit dhe një rol mua do të më pëlqente shumë.

-Je ndër të paktat këngëtare që qëndrojnë një kohë të gjatë për të sjellë një punë të mirë dhe je tërësisht e justifikuar…zgjedhje apo mbrojtje e konsumimit të imazhit?

– Nuk ka lidhje me konsumimin e imazhit. Është zgjedhje, nuk më pëlqen të dal shumë shpesh si i thonë një fjalë shumë e për lumë. Nuk është aq e kollajtë t’i sjellësh veprat të mira, por edhe shumë njëkohësisht. Nuk besoj se sasia ka rëndësi aq sa cilësia, kështu që mundohem të sjell dicka të mirë në kohën e duhur. Ndoshta kjo sasi që po sillet gjatë gjithë kohës ka bërë që të ketë shumë këngëtarë dhe pak artistë.

“Supertrup, superzë” janë komentet që shoqërojnë videot e tua në youtube… Si të bëjnë të ndihesh?

-Më këtë supërzë jam mësuar, këtë të dytën ma thonë po jo aq shpesh(Buzëqesh). Kombinim i shkëlqyer, faleminderit Zotit. Ndihem jashtëzakonisht mirë.

– Si vjen ti e freskët në sytë e publikut?

-Vetëm me spontanitetin dhe origjinalitetin tim.

 Ti do të zgjidhje të kënduarit live përpara publikut, apo të kishe një sukses të paparë me një klip?

-Të kënduarin live e kam sukses të plotë dhe këtë e kam në xhep.(Qesh) Kështu që do zgjidhja një klip të suksesshëm, jo se nuk i kam patur të suksesshme por prap është ajo dëshira dhe kërkësa për më të mirën.

– Këngët e mira janë në dorën e këngëtarit apo të kompozitorëve?

-Është e vërtetë që kompozitori ka pjesën më të madhe në këtë situatë, por jo 100%, është një bashkëpunim. Flas për këngët e mija, natyrisht që pjesën më të madhe e ka kompozitori, por në rast  se kompozitori nuk ka një bashkëpunim të mirë me këngëtarin është e pamundur që të arrihet realizimi i një këngë të mirë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekësi/Më dhemb koka prej tre vjetësh

Next Post

Gerta Gixhari: Askush nuk më beson që kam dy fëmijë…!

Advertisement