Nëse unë them Drande Xhaj, nuk besoj se do ketë njeri që do vë në mëdyshje emrin e saj.  Ajo ka mbi 40 vitenë skenën shqiptare dhe është një nga figurat më të dashura për pubikun shqiptar, atë që do artin e mirëfilltë, humorin e hollë dhe simpatinë që krijon artisti në skenë. Edhe pse ajo nuk shfaqet shumë në ekran, angazhimi i saj në skenë është i përditshëm. Më një fisnikëri të lindur dhe me klas që vetëm një shpirt arti mund ta ketë, Drandja tregon për vitet e saj në skenë, si ka arritur t’i rezistojë kohës dhe sa e do ajo publikun dhe artin që bën!

 

Fabjola Kuburi:- Zonja Drande,  e kam të pamundur të rendis punë tuaj, rolet apo shfajet që keni dhënë sepse janë më qindra, aq me tepër që publiku ju njeh dhe ju do aq shumë. Më shuani një kuriozitet, si keni rezistuar skenës për kaq vite me rradhë?

Drande Xhaj:- Kam 40 vite në skenë si profesioniste e siç thoni ju kam interpretuar më shumë se 500 role në variete dhe komedi, një jetë në skenë, por fatmirësisht pa ju mërzitur spektatorit, përkundrazi më duan gjithmonë në skenë. Për t’ja arritur kësaj më është dashur shumë punë, përpjekje, netë pa gjumë, puna ime krijuese nuk ka njohur orar, jam përpjekur gjithmonë të gjej shtigje të reja, figurat dhe personazhet e krijuara të mos i ngjajnë njëra tjetrës, të mos përsëris veten, plus përgatitja ime intelektuale e artistike, ja kam arritur ti rezistoj kohës. Dua të shtoj që përveç  kontributit në fushën e humorit jam angazhuar edhe në teatrin e dramës e të tragjedisë, gjë e veçantë për një aktor të jetë dy planesh, janë të rrallë, falë një pune vetmohuese.

– Ku e gjeni burimin e krijimtarisë tuaj në skenë?

-E gjej falë asaj që Zoti më ka dhënë talentin,  plus punës me shumë përkushtim, pasion e mbi të gjitha dashuri. E gjej tek spektatori i mrekullushëm shkodran, shqiptar dhe i jashtë kufirit. Duke u perpjekur të mësoj, të “vjedh” të huazoj, të përpijë nga modele të shquar të artit, shumë shpejt krijova personalitetin tim artistik, të mos jem e ngatërrueshme me askënd. Takohem me të gjitha kategoritë e njerëzve, nuk më shqetësojnë aspak, përkundrazi frymzohem. Prej tyre për të skalitur figurat e mia artistike shumë të larmishme.

– Drande Xhaj, Zyliha Miloti, Besnik Cinari, Zef Deda e shumë e shumë emra të jashtëzakonshëm të artit dhe skenës shkodrane dhe asaj shqiptare, a jeni vlerësuar aq sa duhet nga strukturat që mbulojnë artin dhe kulturën në shtet, sepse për mendimin tim mendoj edhe të gjithë publikut kontributi juaj duhet të vlerësohet si pasuri kombëtare?

-Jam e vlerësuar, mbreti institucion që është artdashësi, që nga mëngjesi që dal nga shtëpia e deri në mbrëmje kur kthehem, më buzëqeshin, më përshëndesin të njohur e të panjohur më urojnë më komplimentojnë nuk ka ditë që më kalon pa foto në rrugë me admiruesit e mi, kjo për mua është mrekullia që më shton jetën, më rinon, është oksigjen për mua, ndaj duhet të kujdesem gjithmonë për paraqitjen  time për ti rrespektuar ata. Gjatë jetës artistike jam vlersuar me shumë tituj e çmime të ndryshme,  në janar të këtij viti falë angazhimit të madh gjatë gjithë vitit u nderova me titullin “Aktori i vitit për 2017” organizuar  nga Agjensia e Spektakleve Buna 1, për mua ishte ndoshta titulli më i veçantë e i rëndësishëm sepse fitova nga votat e publikut, sodisfaksion dhe emocion i madh pasi në konkurim kisha aktore që kanë bërë histori në fushën e humorit si Zyliha Milotin, Besnik Cinarin etj. Do të kisha dëshirë që edhe vlerësimi i strukturave të shtetit të ishte të ishte në ekuivalence me vlerësimin e spektatoritë,  artdashësit në të gjithë Shqipërinë e Diasporë. Fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Uroj që ktë intervistë, të lexojë Presidenti i Republikës, pasi në Presidencë kam propozimin e teatrit “Migjeni” dhe qarkut të Shkodrës për të më akorduar titullin “Mjeshtre e madhe”.

-Do doja një mendim tuajin edhe për këtë punën e teatrit, a mendoni se po luhet me teatrin më shumë se ç’është luajtur brenda tij?

– Tirana tashmë i përket familjes së madhe europiane kështu që meriton një teatër bashkohor, pse jo si Parisi, Roma, Berlini, Madriti, Lisbona, Brukseli etj. Do te isha shumë e lumtur si aktore e vjetër e skenës të shkelja në një skenë të re bashkohore  të një Teatri Kombëtar ashtu siç flitet. Kurrsesi nuk e pranoj që problemi  i teatrit të përdoret nga politika siç po ndodh.

Humori juaj ka qenë edhe një shkollë, nga e cila kanë dalë me dhjetëra artistë duke qenë se ju kanë shembull plot të apasionuar pas komedisë…

-Çdo vit punoj me të rinj e të reja, kam pasur fatin të jem edhe në juri të një talent shoë ku kanë marrë pjesë shumë të rinj dhe shumë të talentuar, është shumë bukur t’u ofrosh atyre një model dhe eksperiencën time. Shkodra gjeneron gjithmonë talente, unë nuk kursehem kurrë ti ndihmoj dhe kërkesa ime është që ata ti kapërcejnë caqet e mia, ashtu siç unë kam mësuar prej të mëdhejve edhe ata të marrin prej meje, stafeta është domosdoshmëri që vlerat të rrinë gjallë.

– Çfarë mendoni se i  morët skenës dhe çfarë i dhatë asaj gjatë gjithë viteve që keni interpretuar dhe vazhdoni e interpretoni?

– Skenës i fala vitet e mia gjithë jetën time dhe si shpërblim ajo më dha emrin dhe pavdeksinë, artiste nuk vdesin.

-Ka ndonjë rol që nuk e keni realizuar akoma?

– Do ta realizoj së shpejti ëndrrën time tani në sezonin e ri artistik me “Mretin Lir”, do jem njëra nga vajzat e mretit Lir. Do vihet në skenë nga aktori i shquar Bruno Shllaku, me të cilin kam disa bashkëpunime të suksesshme në teatrin e dramës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *