– Doktoreshë Rezarta, jam 17 vjeçe dhe kam skuqje tek e bardha e syrit. Në fillim kisha vetëm vija të kuqe, kurse tani është skuqur komplet, duket si gjak. Një doktor sysh më dha Naflox, por nuk kam parë ndonjë përmirësim. Ju lutem, më thoni, pse ndodh kjo gjë, sepse unë nuk abuzoj shumë me kompjuterin, vetëm studioj e përdor celularin. S’e kuptoj këtë skuqje të syrit. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

 

Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- E dashur, lexuese e gazetës intervista. Nga përshkrimi që ju i bëni syrit, mendoj se ju keni një Episklerit. Ky është një infeksion i enëve të gjakut të sklerës ( të bardhës së syrit, dhe në përgjithësi kjo si sëmundje ka karakter kronik, pra ka periudha qetësuese dhe riaktivizuese. Përsa i përket mjekimit të episkleritit përdorimi i Nafloxit është korrekt, por kombinimi me një antiinflamator është i duhuri (psh Oftacortal 3 herë në ditë 2 pika në sy).

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *