E dielë

Ora 11.07 : Kjo stinë më bën të dashurohem marrëzisht pas saj. Më mbush me ajër ky jeshillëk përreth shtëpisë. Ah, sa do doja mos dilja fare sot, por kam bërë disa premtime dhe më duhet të dal.

Ora 17.04: Konsultohem më Gramozin në lidhje me atë se çdo bëjmë më Merkelin këtë javë. Nuk më pëlqen fare kjo përplasje me të. Me gjermanët duhet treguar takt se përballë nuk iu dilet. Apo nuk kam parë shumë filma me gjermanë këtë javë.

Ora 21.34: Sapo fola në telefon me Merkelin. Po më fliste sikur nuk kish ndodh asgjë. Teksa flisja me të, dëgjoja të shtëna armësh nga telefoni. Ç’janë ato krisma?-e pyes. Jam duke parë filmin “ Prita”-më thotë. Aty mbeta unë.

E hënë

Ora 07.05: Kam bërë gjumë të turbullt. Ëndrra me gjermanë. O zot kur do shpëtoj nga ky makth. Edhe deputetët e mi po më duken si gjermanë me helmeta në kokë.

Ora 09.13: Sapo futem në makinë dhe hap telefonin, lexoj nëpër portale se Lali Eri paska thënë se unë dhe Rama jemi si mishi me thoin. Ja di kuptimin kësaj shprehje ky karabush apo kërkon të më tërheqi vëmëndjen mua? Apo harron ai që kam dy muaj pa i prerë thonjtë.

Ora 12.22: Sapo më mori Majlinda në telefon dhe më falenderon për postin që mori. Falendero Ditmirin i thashë, jo mua. Ti, ti je i miri dhe i keqi per mua, -më tha. Dreq, sa më turbullon mëndjen kjo femër.

Ora 17.33: Nuk pushojnë kazanet së vluari se arrestimi Tahirit është kusht nga Merkel. Po ku ka bir nënë dhe bir…nejse nejse…

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *