Freskida Miloti, është një nga fytyrat më të dashura në ekranin e Ora News. Ajo ka ideuar, organizuar, moderuar dhe realizuar një emision të gjithin të sajin me titull “Diagnozë”. Freskida, e sjell këtë emision në trajtën më të mirë dhe më të shëndetshme të mundshme, sepse ajo gjithçka ia dedikon shëndetit, ruajtjes dhe kujdesit ndaj tij. Freskida, na tregon pak më shumë rreth emisionit por edhe rreth vetes, si një moderator mjaft e suksesshme!

 Fabjola Kuburi:-Freskida, vjen me “Diagnozë” në Ora News, çfarë e solli nevojën e këtij emisioni?

Freskida Miloti:- Mendoj se është e domosdoshme të përcillet kulturë mjekësore. Ofrohen shumë mënyra për të lexuar informacione për shëndetin, por një pjesë prej tyre nuk kanë referencat dhe nuk e dimë sa të sakta janë. Sigurisht që ka edhe media me burime të sakta dhe serioze që duhen respektuar. Ndaj dhe punën tim për këtë emision e kam ngritur me këtë qëllim, për të përcjellur zërin e mjekut, profesionalizmin dhe informacionin e saktë siç e do mjekësia.

– E ka shikueshmërinë e duhur, je e kënaqur ti vetë deri tani?

– Jam e lumtur për çfarë më është përcjellë deri tani nga audienca, për reagimet pozitive, për vlerësimet nga profesionistët. Më motivojnë, por edhe më japin akoma më shumë përgjegjësi për të ruajtur nivelin dhe për të ecur më shumë. Ora News, është televizion informativ dhe shumë i ndjekur.

– Çfarë të përcjell “Diagnozë” dhe çfarë arrin ti të përcjellësh nëpërmjet tij?

– Unë jam autore e emisionit ‘Diagnozë’, pra e kam krijuar në çdo qelizë dhe e rris çdo ditë me shumë kujdes dhe dashuri. Përcjell gjithë përvojën time si gazetare, ndonëse radiofonike apo e shtypit, ndjehem me vetëbesim në televizion, dhe e sigurtë për fushën mjekësore, si njohëse e saj. E kisha menduar prej kohësh, sepse e shikoja si një domosdoshmëri edhe për ta transmetuar te shikuesit, por bashkoja edhe dy profesionet e mia, farmaciste dhe gazetare. Ishin bërë shumë elemente që më çonin tek emisioni ‘Diagnozë’ dhe ishin drejtuesit e televizioni që ma besuan, të cilëve ju jam mirënjohëse dhe dua të jem shpërblyese ndaj tyre me punën time.

– Zakonisht, kur ndjen nevojën e ndryshimeve në jetën tënde?

– Mundohem të mos bëj jetë monotone. Jam  aktive dhe bëj punë që i përkasin profesioneve të ndryshme, pra gazetaren dhe farmacisten. Udhëtimet më japin energji dhe sa herë që kam nevojë të bëj diçka të bukur, ndryshe dhe duhet të marr një vendim në jetën time, planifikoj një udhëtim, që të qetësohem, të ndryshoj ambient, të reflektoj, të mbushem me ide dhe të kthehem me forca të reja dhe e gatshme për të punuar më shumë dhe për të përballuar ndryshimin.

– Çfarë kriteresh duhet të kenë personazhet që të jenë të ftuar në studion tënde?

– Mjekët që kam ftuar dhe do të vazhdoj të ftoj janë ndër më të mirët dhe për këtë unë punoj çdo ditë që të jem e mirë informuar. Pra nëse nuk kam informacionin e plotë, kërkoj në të gjitha mënyrat për të qenë e përgatitur dhe për të ditur kë i prezantoj shikuesve. Dua që imazhi të jetë i pastër dhe i respektuar. Pastaj personazhet publik te rubrika ‘Impakt shëndet’, janë të spikatur, që kanë çfarë të thonë, që i kanë dhënë skenës dhe ekranit, politikës apo çfarëdo fushe tjetër. Pra janë personazhe që me vlerat e tyre i japin vlerë emisionit.

– Si ndihesh kur të quajnë Freskida e Diagnozës, sepse kështu të njohin…?

– Ndihem e kënaqur, personifikojmë njëra-tjetrën dhe jemi në simbiozë gjithashtu.

– Diagnoza e duhur për të bërë një ditë të duket sa më e bukur?

-Diagnoza e duhur për një ditë sa më të bukur është fillimisht të di se nga ç’njerëz rrethohem. Dhe nuk ia lejoj vetës që mbaj pranë njerëz negativ. Nga ‘Diagnoza’ po kaloj te terapia efikase, pra çastet,  ditët, jetën time të bukur ma bëjnë njerëzit pozitiv, me humor dhe që më duan pa interes….

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *