“Asnjo si unë” thotë këngëtarja Vesa Smolica, në klipin e saj më të ri, një këngëtare plot grintë, sharm dhe energji. Në intervistën që kemi realizuar me të, do kuptoni që ajo është shumë spontane dhe nuk e vret mendjen për opinionin por thotë atë që mendon ashtu si e mendon. Shpërtheu në muzikë me bashkëpunimin me Ardit Çunin me titull “Jena na” dhe kjo bëri që Vesa mos ndalej më…!


Klajd Heta:- Përshëndetje, Vesa! Kemi parë kohët e fundit tek ti shumë ritëm dhe energji. Gjithmonë kështu ke qenë?

Vesa Smolica:- Përshëndetje! Jam hiperaktive, por jam shumë e kujdesshme se ku e shpenzoj energjinë, sepse çfarë do mbjellësh do të korrësh.

– “Asnjo si unë” është klipi yt i fundit. Pse mendon se askush nuk është si ti?

– Çdokush është i/e veçantë  në mënyrën e tij, ndaj normale që “Asnjo si unë”.

– Ama, këtë herë erdhe me një këngë solo, pas bashkëpunimit me Ardit Çunin…

– “Asnjo si unë” ishte kënga e dytë solo pas bashkëpunimit “Jena Na”, sepse jam artiste solo, ndaj.

– A mendon se këngëtarët e mirëfilltë nuk paguhen aq sa meritojnë?

– Tregu muzikor ndahet në disa etapa. Nëse flasim për muzikën “live”, kemi ata që këndojnë muzikën popullore dhe kanë përfitime të mira, dhe të tjerë si puna ime që këndojmë një miks zhanresh muzikore, nuk mund të them s’ka pagesë të mire, por për aq sa vlejmë nuk ka çmim.

– Ato linja të bukura në klip janë rezultat palestrash, dietash apo të mamasë tënde dhe të nënës natyrë?

– Deri më tani s’jam marrë me palestër. Në ushqim jam shumë e kujdesshme dhe fatmirësisht është gjenetike.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *