Haruni i tregon Xhandanit për motrën e tij Hajalin, për vdekjen e së cilës ai bën fajtor Xhihanin. Xhandani preket shumë nga kjo histori dhe ndihet edhe më e lidhur pas tij. Nga ana tjetër, Gylsereni e pyet Xhihanin se cila ka qenë e dashura e tij në shkollë dhe ai i tregon emrin e saj, Hajal, pa i treguar detaje të tjera…

Xhihani qëllon Ozanin
Ozani vazhdon të sillet keq me të atin dhe situata mes tyre acarohet shumë, gjë për të cilën Xhihani fajëson Dilarën. Kerimani nis ta shantazhojë Hazallin, tashmë që ajo e di të vërtetën e saj dhe Hazalli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të sillet mirë me hallën. Xhihani del në një drekë me Hazallin dhe Gylserenin. Hazalli e akuzon këtë të fundit se e ka braktisur dhe nis ta ngacmojë se është Dilara ajo që nuk e lë atë të kthehet pranë saj.
Dilara me Harunin vazhdojnë të planifikojnë udhëtimin e tyre të përbashkët në Dubrovnik, për të çuar Hazallin në qendrën terapeutike. Haruni e fton atë të hanë darkë bashkë. Kerimani futet fshehurazi në dhomën e Dilarës dhe nis të mrekullohet me bizhuteritë e saj, por dëgjon një zhurmë dhe del me shpejtësi jashtë. Pasi ka dalë, ajo vë re se ka marrë me vete vathët e Dilarës dhe nuk ka më mundësi t’i fusë në dhomë.
Ozani fton Xhansunë e trishtuar që të dalin bashkë, por në oborr ai shkëmben fjalë shumë të rënda me Xhihanin. Ky i fundit, pa i duruar dot fjalët e të birit, e qëllon atë me shpullë, skenë që e shikon edhe Xhansuja. Ozani ikën nga shtëpia, ndërsa Xhansuja ndihet e zhgënjyer nga i ati.
Haruni e pret Dilarën në darkën romantike që ka përgatitur për të në varkën e tij, ku ka vënë edhe kasetat me muzikën që dikur u pëlqente të dyve. Dilara e shikon nga larg, por në momentin që do të shkojë tek ai, Xhansuja i telefonon për t’i treguar çfarë ka ndodhur dhe ajo kthehet në shtëpi. Ozani shkon në shtëpinë e shokut të tij. Xhansuja flet me të në telefon dhe i thotë se kurrë nuk ka për t’ia falur të atit atë gjest.

Gylsereni shkon të takohet me Xhansunë, e cila e akuzon se e vetmja gjë që ka dashur është të bëjë një jetë prej gruaje të pasur. Gylsereni i flet shumë ashpër duke i treguar se ka qenë ajo vetë që e ka parë se si është sjellë dhe se ajo nuk ka pranuar kurrë ndihmë nga askush, por ka punuar pa u ndalur natë e ditë. Pasi i flet së bijës, Gylsereni ikën, duke e lënë atë të menduar.
Xhihani pendohet për sjelljen e tij ndaj Ozanit, por ky i fundit nuk i përgjigjet as në telefon. Kerimani e regjistron me telefon Hazallin fshehurazi duke ecur e duke…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *