Përshëndetje Skerdi! Jam 170 i gjatë, 58 kg dhe dua të bëj palestër intensive sepse dua të formoj trupin për bodybuiling, ça ushtrimesh duhet të bëj dhe sa kohë do më duhet për të marr atë që unë dua? Faleminderit

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Ti bën mirë që ke këtë aspiratë sepse bodybuilding është një sport shumë interesant.  Bodybuilding është sporti që ti merresh me veten tënde, sport individual është sport që ka shumë benefite. Pra, ti disiplinohesh si në regjimin stërvitor por edhe atë ushqimor. Në ditët e sotme të ushqehesh shëndetshëm është gjëja më e vështirë dhe duke u marrë me bodybuilding s’do e kesh kurrë këtë problem. Ju keni dhënë peshën dhe gjatësinë por s’më keni dhënë moshën e cila është një element determinant. Por, parashikoj që do jesh moshë e re, adoleshent. Më lart përmenda anët pozitive të këtij sporti por duhet të dish edhe anën e sakrificës sepse për tu bërë një bodybuilder të duhen shumë vite punë. Pra, ti që të futesh në temë të duhen 5 vjet stërvitje edhe 10 vjet për tu kompletuar me të gjitha parametrat. Pra të duhen 10 vjet që ti të jesh kompetitiv si këtu edhe jashtë vendit. Ndërsa në lidhje me programin stërvitor të duhet të zbatosh disa parime. Unë do ti rendis ty dhe do i kesh parasysh tërë karrierën tënde stërvitore. Seanca stërvitore duhet të zgjasë jo më shumë se 60 minuta. Përdoret programi split në mënyrë që muskujt të rikuperohen. Muskujt e mëdhenj, këmbët, shpina, gjoksi duan 72 orë rikuperim. Ndërsa muskujt e vegjël 48 orë siç janë supet, krahët dhe pulpat. Duhet bërë minimumi 2 herë aktivitet kardiak në fund të ushtrimeve me pesha.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *