– Kam një problem që po më shqetëson shumë kohët e fundit. Jam lidhur me një të huaj. Familja ime është pak në dijeni dhe e di që do ishin kundër kësaj  lidhjeje. Ai në fakt vjen nga një vend që ne këtu e paragjykojmë shumë. Ai është shumë korrekt me mua dhe unë ndihem shumë mirë me të. Familjes do t’i kundërvihem nëse më kërkojnë të heq dorë nga ai. Është e pamundur, sepse kam një komunikim të shkëlqyer me të dhe s’do të më pëlqente të bëhet shkak familja ime që të ndahem nga ai. Ju lutem, më thoni, ç’të bëj?

Redaksia:– E nderuar vajzë, së pari, të falenderoj që na drejtohesh për problemin tuaj dhe që nuk e shoh aspak si problem. Nga ato që më shkruani, dukeni vajzë e edukuar, e vendosur dhe me karakter të fortë për të përballuar të gjitha situatat, siç thoni edhe vetë. Së pari, duhet të analizoni mirë etapat dhe gjithçka që do të kaloni me këtë djalë, edhe pse keni filluar një lidhje, për ju, shumë serioze. Mendoj se ju duhet të flisni me prindërit për një gjë të tillë, përderisa e doni. Gjithsesi, në radhë të parë duhet të jeni ju e vendosur nëse është ky personi i duhur për të lidhur jetën e, më pas, me vendosmërinë tuaj, t’u tregoni atyre virtytet e shumta të këtij djali që, edhe pse i huaj dhe me një kulturë tjetër, mund të jetë më i çiltër se një shqiptar. Ju mund t’i jepni fjalën njëri-tjetrit e më pas, lërjani kohës të vërë në provë dashurinë tuaj, pasi koha do ta tregojë se sa e fortë është ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *