Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Shumë shpejt Anila Muja vjen si “Princeshë”
Rinori dhe Kaltrina, çifti atraktiv dhe më i bukur shqiptar te “Lufta e nuseve”
Sabri Fejzullahu gati një hit të ri

Rinori dhe Kaltrina, çifti atraktiv dhe më i bukur shqiptar te “Lufta e nuseve”

Një super çift, një histori dashurie mjaft e bukur ku vajza në këtë rast bën shumë kilometra për të takuar princin e saj e më pas një super dasëm si në përralla për tu parë nga miliona njërëz edhe në TV te programi shumë i ndjekur “Lufta e nuseve”. Janë Rinor Canaj dhe Kaltrina Aliu tashmë Canaj të cilët mësojmë se vajza ka lindur dhe jetuar në Zurich në Zvicër dhe djali në Koretinë të Kamenicës. Një histori njohje e gjatë por mjaft e bukur dashurie mes çiftit, ku Kaltrina në ëndrrat e saj kishte vetëm një princ të gjatë e të bukur e mbi të gjitha shqiptar si Rinori, e natyrisht djali vetëm një princeshë të bukur e të zgjuar si Kaltrina. Para së të kurëzonin këtë lidhje me martësë ata kanë takuar Shemën nga Grand Decor ku i ka propozuar se një dasëm e menduar kaq bukur dhe kaq e madhe nga ata duhet të ishte protagoniste në programin televiziv, kështu vendosën të merrnin pjesë duke qenë çifti më i komentuar dhe duke triunfuar. Dasma mësojmë dhe ashtu siç u pa edhe në televizion ka qenë vërtetë madhështore, mbajtur në Vali Ranch në Gjilan, por Kaltrina ka pasur edhe Kanagjegjin e saj ku e ka kaluar mjaft bukur e sipas zakoneve vetëm me vajza më 6 gusht 2018. Por ajo kurrë nuk do ta harrojë edhe një suprizë të bukur kur motrat ia kanë bërë festën me “Barchelorette party” ku nuk kanë munguar dhe lotët nga nusja dhe shumë emocione nga kjo befasi e madhe, ndërsa ceromonia e dasmës u mbaj më 9 gusht 2018 me plot supriza, e për muzikën është kujdesur me një super atmosferë dy këngëtarëte njohur Pandora dhe Adnan Daci dhe Tarabukat kanë qenë suprizë nga bashkëshortët e kunatave. E gjithë dasma është filmuar nga produksioni më i mirë në vend Mproduction duke realizuar edhe foto vërtetë të bukura të kësaj super dasme dhe ku nusja ka qenë veshur mjaft bukur me dy vello nga Menakon dhe dy të tjera ardhur një nga Amerika dhe tjetra nga Turqia. Vëtë çifti ka qenë mjaft i kënaquar me të gjithë bashkëpunëtorët e tyre që kanë realizuar këtë dasëm, ditën më të lumtur të jetës së tyre, ditë që urojmë t’i përjetojnë sërish në të ardhme kur të bëhen prindër. Dimë që çifti i ri dhe i bukur janë duke jetuar të lumtur në Zvicër, e ne na mbetet tju themi ju lumtë për këtë dasëm madhështore dhe jetë të lumtur gjithmonë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shumë shpejt Anila Muja vjen si “Princeshë”

Next Post

Sabri Fejzullahu gati një hit të ri

Advertisement