Ka vite që është në skenë, në atë të festivaleve, në atë të eventeve të ndryshme por të rëndësishme dhe ka sjellë shumë klipe të gjitha janë aq të bukura dhe të suksesshme…Blerina Matraku, na tregon copëza nga rrugëtimi i saj të cilin e tregon me aq dashuri sa e ëmbëlson të gjithë intervistën!

 

Fabjola Kuburi:- Blerina, ke sjellë disa klipe së fundmi, kjo është edhe ajo që le dëshiruar besoj, të jesh sa më pranë publikut apo jo?

Blerina Matraku:- Kam sjellë disa klipe dhe më duket se jam në rrugën e mbarë, po arrij pak nga pak qëllimet e mia në muzikë, të jem sa më pranë publikut me prurje të reja dhe të realizuara mirë.

– “Ku ma le dashninë” është kënga e fundit që kë lançuar. Është pritur mirë apo ti vetë kishe të tjera pritshmëri?

– Po, është e vërtetë, është këngë që është pritur mirë nga publiku dhe unë nuk do arrij t’i falendëroj asnjëherë aq sa duhet për mbështetjen që më kanë dhënë, jo vetëm për këtë këngë por për të gjitha këngët e tjera. “Ku ma le dashninë” këndohet nga publiku, bëhen video dhe mi dërgojnë, është kënaqësi e veçantë, m’a besoni!

– Sa rëndësi merr për ty sjellja skenike?

– Sjellja skenike është shumë e rëndësishme për çdo artist. Do të thoja se kjo është një anë tjetër për t’u studiuar dhe pse jo, për t’u perfeksionuar. E vërteta është se sado që të përpiqesh, do të gjesh gjithmonë diçka për të përmirësuar, korrigjuar dhe zakonisht, nisem më tepër nga vetja kur e them këtë, por besoj se është njësoj për të gjithë. Personalisht, mund të them që për një këngëtar, ky element zë 40%, ndoshta dhe më shumë të rëndësisë në një prezantim skenik. Unë e kam thënë gjithmonë se është mirë që gjërat të shkojnë paralelisht. Nëse ke një vokal të bukur, nuk ka asgjë të keqe që atij t’i bashkangjitet një sjellje e bukur skenike. Gjithsesi, nuk do të thoja se është ndër gjërat më të rëndësishme, aq më tepër që kjo nuk është pika ime e fortë. (Qesh)

– Muzika të jep sukses, famë, të ardhura, fansa dhe më tepër vëmendje… Çfarë të merr në këmbim?

– Të merr kohë, shumë kohë, por të paktën, të shfrytëzuar mirë.

– Ku qëndron magjia e muzikës për ty?

– Muzika bashkon shumë zemra. Nuk mendoj se ka gjë më të magjishme se kjo.

– Kanë qenë ndonjëherë problem apo të kanë shqetësuar bërrylat që ekzistojnë mes kolegëve?

– Të them të drejtën, nuk i kam problem bërrylat, madje kur nuk janë, filloj të pyes veten pse ngrinë. (Buzëqesh) Në momentin që ka bërryla, do të thotë që ka interes në mes, kështu që fillon t’i njohësh më mirë njerëzit.

– Je e aftë të përballosh çdo lloj sfide që mund të të dalë përpara?

– Kam pasur një vit si ky që sapo iku të mbushur me probleme, sfida familjare e personale, kështu që mendoj se di t’i përballoj sfidat apo të këqijat (Buzëqesh)

– Kur ndodh të duash t’i largohesh për pak kohë realitetit, e bën këtë dëshirë realitet apo mjafton ta dërgosh mendjen atje ku do ti?

– Në këto raste, pa dyshim, merrem me sport, gjë që nuk është se të largon totalisht nga realiteti. Në një rast të tillë, e vetmja gjë me vlerë që duhet bërë, është të mendosh pozitivisht.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *