Nëse ju mungojnë idetë se si duhet të visheni për festa, mendoni për fustanin e shkurtër, të zi, me të cilin nuk gabon kurrë. Ai është gjithmonë në modë, klasik dhe mund të përdoret për çdo lloj rasti, jo vetëm për festat e fundvitit. Cilidoqoftë modeli i këtij fustani, pas trupit-seksi, retro, apo vajzëror, ekziston patjetër një fustan që i shkon trupit tuaj. Ne kemi përzgjedhur nëpërmjet siteve të internetit 10 fustanet që na janë dukur më të bukurit dhe me një çmim deri në 100 euro, maksimumi…

Me çfarë aksesorësh kombinohet fustani i zi?
Me një varëse perlash, ose me një varëse të trashë, vëthë në formë llampadari, me një byzylyk të trashë, etj, gjithçka lejohet për festën e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri. Mjafton të vishni një palë geta me stil, me xixa, ose të holla, për t’u dukur më elegante. Në fund, mos harroni të plotësoni veshjen tuaj festive me një çantë të bukur mbrëmjeje, për shembull, një çantë të qëndisur, për të qenë vajza më trendi e mbrëmjes. Këpucët më taka i dini vetë, një grim festiv dhe ja ku jeni gati të festoni deri në orët e para të mëngjesit…

foto 1- lipsy1. Fustan i firmës Lipsy
Ky fustan, përveçse rri pas trupit, ka dantella dhe temina në pjesën e bustit, si edhe një rrip me temina, që e bën atë edhe më festiv. Ndërkohë, pjesa e poshtme është e thjeshtë, por e prerë bukur. Kushton 95 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 2- morgan,2. Fustan i firmës Morgan
Ky fustan blu i errët, pa mëngë, përbëhet nga dy coha të vendosura njëra mbi tjetrën, ku ajo e sipërmja është prej dantelle të tejdukshme. Pjesa e sipërme rri ngjitur pas trupit, për të nxjerrë më në pak format e tij. Kushton 65 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 3- pepe jeans,3. Fustan i firmës Pepe Jeans
Ja, një fustan më sportiv, por edhe shik. Ai ka formë robdëshambri, është i shkurtër dhe ka një fund origjinal, në formë valësh, që nxjerr në pah bukur këmbët. Kushton 100 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 4- naf naf4. Fustan i firmës Naf Naf
Ky fustan i firmës Naf Naf është i stilit retro, me një dekolte vezake, shumë i përshtatshëm për gratë me forma dhe që duan të nxjerrin në pah supet. Ai është prej pellushi të zi dhe i zbukuruar me pak tyl në fund. Kushton 80 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 5- deby debo5. Fustan i firmës Deby Debo
Edhe ky fustan është me dy coha, ku e sipërmja është prej dantelle të zezë, të tejdukshme, duke lejuar të shihet dekolteja dhe shpina. Do të dukeni vërtet seksi me një fustan të tillë. Kushton 100 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 6- esprit6. Fustan i firmës Esprit Collection
Fustan me rripa, ku pjesa e sipërme është e veshur me temina, kurse ajo e poshtmja me dy coha, ku njëra është tyl me pala. Kush tha se nuk mund të nxjerrësh në pah edhe dekoltenë, edhe këmbët njëkohësisht?

 

 

 

 

 

 

foto 7, evend  and odd7. Fustan i firmës Even&Odd
Ky fustan i thjeshtë pa mëngë dhe me xixa në gjithë sipërfaqen e tij është tamam për festat e fundvitit. Mjafton ta kombinoni ashtu si duhet. Edhe çmimi i tij nuk është i lartë, vetëm 40 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 8, tifossi8. Fustan i firmës Tiffosi
I rikthehemi përsëri tylit të zi, i cili duket aq bukur mbi lëkurën e bardhë, tani që është larguar prej saj nxirja e verës. Jaka në qafë do t’ju bëjë të dukeni si një gjimnaziste seksi.

 

 

 

 

 

 

foto 9, guess9. Fustan i firmës Guess
Doni një fustan të ngjitur pas trupit, që të nxjerrë në pah format tuaja? Atëhere, ja ku keni këtu një të firmës Guess, me tyl në pjesën e dekoltesë, mëngëve dhe fundit. Është pak a shumë një fustan-bust, plus tylin. Kushton 90 euro.

 

 

 

 

 

 

foto 10- mint and berry10. Fustan i firmës Mint & Berry
Ja, më në fund, një fustan i gjatë, klasik dhe me shkëlqim, që do t’ju bëjë të rrezatoni në festat ku do të shkoni. Kushton 100 euro.

 

 

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *