Përbërësit:

5-6 patate mesatare
5-6 karota
5-6 kunguj
2-3 patëllxhanë
3-4 speca jeshile
1 qepë
6 thelpinj të mëdhenj hudhre
1 domate
Vaj, kripë, piper
3 lugë nenexhik

Gatimi:
Lajmë e presim gjithë perimet në rondele dhe i vëmë në tepsi. Grijmë në kombinat qepën, hudhrën, nenexhikun e domaten dhe këtë përzierje ua hedhim perimeve. Shtojmë kripë e piper, vaj dhe një gotë me ujë. E pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 45 minuta duke kontrolluar sasinë e ujit, që të ngelet pak lëng.
Për ata që pëlqejnë perimet është ushqimi më i lehtë dhe i shijshëm për t’u përgatitur. Mund të shtoni dhe të hiqni perime sipas preferencës tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *