Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Nis sot “Këndo këngën time”. Zbulohen surprizat e show-t më të madh muzikor.
Nuk kthehem pa kënduar në fshat…ja se çfarë i tha Aurela Gaçe, Zhani Cikos në prezantimin e saj të parë
Artisti Sefë Duraj ka gati bashkëpunimin me...

Nuk kthehem pa kënduar në fshat…ja se çfarë i tha Aurela Gaçe, Zhani Cikos në prezantimin e saj të parë

Aurela Gaçe bën daljen e parë në publik ne Festivalin e Këngës në RTSH

me këngën “Pegaso” “Për mua ishte fat që e mora atë këngë.

Kam qenë 19 vjeç.

Advertisement

Ne që vinim nga rrethet në atë kohë merrnim dieta. Unë i mblodha ato dietat, sepse jetoja tek familjarët e mi dhe dola të kërkoja veshje rrugës së Durrësit, rrugës së Kavajës. E bleva një fustan, se nuk po gjeja atë gjënë që ma bënte zemra “trak”. E mora fustanin, do fillonte festivali, ndërkohë që nuk ndjehesha komode me zgjedhjen që kisha bërë. Por për fat tim të mirë, rrethanat bën që të mund të siguroja një fustan të gjatë, të cilin e mblodha aq sa për ta përshtatur në gjatësinë që dëshiroja…” Ndër të tjera Aurela, rrëfen për herë të parë se kënga në të vërtetë nuk ka qënë për të por për Shirli Polenën. Shirli në atë kohë ishte në një udhëtim jashtë vendit, dhe për Aurelën nëse ajo nuk do të kthehej në kohë, kenga do ti jepej asaj. “Ne kishim një këngë, unë do të dilja trio me një këngë të kompozitorit Artur Dhamo, i cili më pas nuk e di se çfarë ndodhi pas kënga u hoq. Ne kishim një muaj që bënim prova, për dy javë niste festivali dhe unë isha pa këngë, këtë nuk mund ta pranoja. Vendosa të shkoja të takoja vetë profesor Zhani Cikon, që në atë kohë ishte udhëheqës artistik i festivalit dhe i thashë, unë skthehem pa kënduar, sepse gjithë fshati po pret që unë të dalë në televizor…”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nis sot “Këndo këngën time”. Zbulohen surprizat e show-t më të madh muzikor.

Next Post

Artisti Sefë Duraj ka gati bashkëpunimin me...

Advertisement