Stjuardesa ne beri me shenje qe te lidhnim rripat e sigurimit.
U drodha. Po fillonte, jo ulja e aeroplanit, por rruga e takimit. Me ne fund, do ta takoja ATE, qe deri tani ekzistonte vetem ne endrrat dhe imagjinaten time.
E dija, qe Ajo me priste, atje poshte, para deres se daljes se aeroportit. Edhe pse ora tani eshte 02.00 e mengjezit.
Ajo nuk kishte ardhur tani.
Ajo aty ishte ne tere keto 30 vitelargesie. Thjesht priste me durim mberritjen  time.
Mezi qendroja i lidhur te kolltuku i aeroplanit, dhe mua me dukej sikur isha i lidhur nga rripat e …largesise kohore, nderkohe, qe e dija, qe Ajo me priste mua aty.
Sekondat e uljes se aeroplanit, me dukeshin me te gjata edhe sesa vitet e nderkohes se 30 vjeteve qe ishim larg njeri tjetrit.
Kur rrotat e aeroplanit takuan per here te pare Token, te gjithe u drodhem nga tronditja, por mua me shume me doroviti ankthi i takimit.
Me shkundi te terin, fizikisht, ne cdo mornice. Por me shume me shkundi pluhurin e Kujteses. Si per te me sjelle ngjarjet me te bukura qe kishim perjetuar atehere.
Per te ngjirur Kohen e Tanishme.
Per te mbushur boshllekun kohor te ndarjes.
Qe e djeshmja, te ngjante si e kaluara e mbremjes se djeshme.
Edhe pse salla e pritjes se aeroportit ishte bosh, une serish kerkoja me sy Ate.
Edhe pse e dija qe Ajo me priste te dera e daljes.
Kur dola, nje makine e bardhe qendronte vetem disa metra larg. Nje vegim shikimi ndeshi ne boshllek, kur…si  drita e pare e mengjezit, qe can erresires, sapo mberrin ne Toke, nga Udhetimi i gjate Diellor, Ajo u dha, me figure, prane makines.
Vetem disa metra larg meje.
Ne nderkohen e 30 viteve largesi.
E bardhe, e tera, si per te plotesuar bardhesine, bashke me ngjyren e makines. Fustani i saj, i hapur ne gjoks, bardhonte edhe me kepucet e bardha.
Si nje vello nuserie, i pohova vetvetes.
Une ngriva ne vend, ne vend qe te hidhja hapat drejt saj.
Pyeta vetveten, mos isha ne enderr dhe nuk doja te zhgenjehesha me, nese endrra do te me tretej ne driten e mengjezit.
Ajo qeshi dhe ngriti doren. Me pershendeti.
Trupi im u pershkrua me mornica ngacmuese.
Hodha hapat, pa kuptuar, nese nxitoja, apo vrapoja drejt saj.
Kur u gjenda vetem 1 meter larg saj, syte tane u ndeshen. Si per te kryqezuar kodin e njohjes.
Ishte ajo, qe une kisha ne imagjinaten time. Po ato sy, qe me shikonin me gaz, po ajo e qeshur e saj e embel. Vecse, nderkoha 30 vjecare i kishte tjetersuar te zezen e flokeve, duke e bere bjondine, per te me bindur, se koha kishte rrjedhe, nga ajo ikje mbremjeje e fundit studentore.
E ngrita dhe e afrova ne gjoksin tim. Per te bindur vetveten,  qe nuk ishte vetem imagjinata dhe fantazia ime, qe kerkonte Ate, porqe edhe ajo ishte me mua. Ishte per mua. Ishte e imja.

Ajo u dha e tera. Kur i gjeta buzet, ne fillim, sa i preka. U largova pakez, per ta pare ne sy.
Syte e saj qeshnin.
Nderkohe, qe duart e saj mu mbeshtollen rreth kokes time, si te donte te mbeshtetej, per tu ndjere e sigurte, qe nuk do te rrezohej nga lartesia ku e kisha ngritur.
Ajo, i shmangu buzet e mia, nje cast.
Ndjeva lageshtine e buzeve te saj mbi syte e mi.
Si ajo vesa e pare mbi petalet e trendafilit te celur ne agimin e dites se re.
– Vetem syte e tu jeshil nuk mu hoqen kurre nga kujtesa. Syte e tu me sillnin imazhin tend, sa here mundohesha te te kujtoja, me pershperiti Ajo prane veshit.
– Akoma e mban mend ngjyren e syve te mi?- e pyeta.
– E di, qe ngjyra e syve te tu, me beri pershtypje qe ne shikimin tone te pare. Jeshilleku ne syte e tu ishte dicka e vecante dhe mbeti si vegim i pare i deshires time, qe te behesha e jotja. Me dukej sikur do te me tretje ne gjelberimin e syve te tu, per te me dhene pranveren e dashurise.
– Dhe?…
– Kisha kaq mall, ndaj puthja e pare e imja per ty eshte per syte, qe te enderroja.
Pastaj, ajo me vrull, me puthi ne buze, duke me shtrenguar fort me duart e saj edhe koken time.
Lageshtia e buzeve te saj me erdhi e nxehte. Mbylla syte dhe, si ai i eturi qe sapo ve buzet ne shishen e ujit, thitha buzet e saj, si per te shuar mallin e viteve.
Nuk munda te kisha me konceprin e Kohes. Derisa nje lot me lagu buzet e mia.
Buzet u ccqiten.
E largova pakez koken e saj, per ta pare ne sy.
Nga drita e prozhektoreve, lageshtira e lotit ne syte e saj ndricoi.
– Po qan?
– Akoma me duket se jam ne enderr, qe ta besoj se jam ne gjoksin tend.
– Me puth, qe ta ndjesh se nuk je ne enderr.
– Ty erdhe te une, me Pellumbin e Bardhe, ne kete nate, ndaj me duket se jam akoma ne enderr.
– Edhe ty, je si nusja, e tera e mbuluar me vellon e bardhe, ne kete nate te erret.
– Vertet, te dukem si nje nuse?
– Keshtu je, nuk dukesh.
– Per ty erdha.
– Nata jone e dashurise, i pohova.
– Nuk kam veshur asnjehere vello te bardhe, dhe nuk e di si ndihesh nuse….
– Po sot, e ndjen?
– Malli per ty me veshi me te bardha. Si ne endrren, kur pret Pellumbin e bardhe, te te sjelle te dashurin qe enderron.
– Dashuria jone, mbeti keshtu e bardhe, sic jane edhe endrrat….
E shtengova serish dhe ajo, me puthi me pathos.
Kishim humbur ndjesine e Kohes ne puthje.
Kur, nje zhurme na shkundi.
Ngjitur me makinen tone, kishte qendruar nje makine policie. Nje polic zbriti me bllok ne dore.
Ne akoma ishim te perqafuar, dhe nuk kuptuam perse polici u afrua prane nesh.
– Eshte e ndaluar te perqafohemi perballe deres se aeroporit? – e pyeta une policin, per ti dhene te kuptonte bezdisjen qe na shkaktoi prania e tij.
– Keni parkuar me makine ne vend te gabuar. Keni gjobe.
– Po vetem 2 minuta kemi, zoti polic. Kaq sa zgjati edhe e puthura jone. Do te largohemi.
– Gjobe,- tha prere polici.
– Gjobe, per perqafimin, apo per parkimin e gabuar? – e pyeta policin dhe qesha pa teklif.
– Ju nuk keni as moshe te beni keshtu?-  na tha polici, duke mbajtur nje flete ne dore. Por pa tentuar ta zgjjastete.
– Pse, zoti polic, ka moshe e puthura?
– Keni bllokuar edhe levizjen e automjeteve perpara deres se dalje-hyrjes se aeroportit.
Polici qeshi.
– Urdheroni gjoben, na tha dhe e vendosi fleten mbi xhamin e makines.
U largua, sic erdhi, si hija e mengjezit.
Une u shkeputa dhe mora letren qe la polici.
Dhe mbeta i habitur.
Te jeni gjithnje keshtu te lumtur! Kaq kishte shkruar polici.
– Tani  edhe te puthuren e kemi te ligjeruar nga Policia, –  i thashe Asaj.
Akoma e quaja ne mendje me peremer, pa mundur, ti shqiptoja dot emrin.
Kur u futem ne makine, ende Ajo pa u rehatuar ne vendin e shoferes, une e perqafova serish.
– Qenke i padurueshem?
–  Si me thoshe atehere: Jam e padurueshme dhe e guximshme. Apo i kishe vetem fjale?…
– Kur te jemi vetem do te ta provoj.
– Pse ketu nuk jemi vetem?
– Jo, sepse na vjen prape polici dhe na vendos gjobe per te puthuren.
– Do te na uroje serish, sepse askush nuk te gjobit per te puthuren.
Ajo qeshi dhe nisi makinen.
Une serish e putha, kesaj here ne cep te buzeve.
Sapo iu afruam kthese se fundit te aeroportit dhe do te futeshim ne autostraten per ne qytet, une e putha Ate.
Nje cast makina u drodh dhe u shmang nga trajektorja. Syte vetvetiu me mbeten te kilometrazhi, ku arrita te lexoj numrin eletronike 110.
Gati sa makina nuk preku borduren e rruges.
Ajo frenoi, ndersa makina rreshqiti disa metra.
Une e kisha shtrenguar prej vetes time Ate.
– Edhe per pak, do te kishim pesuar aksident, –  me tha Ajo, me ze te ngrohte, gjithsesi.
– U trembe?
– E di? Jo, hic fare.
– Vertet? Te shoh syte e trembur.
– Te ta them cfare mendova?
– Thuama.
– Edhe sikur te vriteshim ne kete aksident, duke u puthur, nuk do te me vinte fare keq.
– Kaq shume me do?
-Do te isha edhe me e lumtur, sepse nuk dua te te humbas serish. Edhe po te vriteshim, do te isha e sigurte, qe kesaj here asnjera tjeter nuk do te te merrte nga une me. Do te ishe i imi pergjithmone.
E  perqafova fort.
– Tani, nuk do te lejoj me askend, qe te te marre sersh larg nga une. Asnje dhe askend.
–  Besoje, qe nuk je ne enderr,- i thashe.
– Po, a do jesh i imi kesaj here?, – me pyeti Ajo.
-Nuk e beson, qe jam i yti?
Ajo me dha te puthur ne buze, po nuk foli.
– Nuk do qe ta jetojme dashurine tone, qe mendove aksidentin? e pyeta.
– Jo, ate e mendova pasi u drodh makina. Kur ty me puthe, une humba. Harrova qe isha ne timon, doja te te perqafoja, qe te mos me ikje me nga e puthura.
–  Sot e kuptoj, qe te dy kemi humbur nje jete te tere. Asnje nga ne, nuk ndjeu me lumturi, larg njeri tjetrit.
– Pse me le?
– Ty ike.
– Jo, ti me braktise.
– Akoma e kam imazh, ty, ate pritjen tende te trotuari perballe salles ku kishim ate nate mbremje. Nuk mund ta kuptosh, sa e vetvrave shpirtin tim, sa te pashe aty, qe prisje daljen time.
– Ti me braktise….
– E di, qe ate cast, lindi te une, ajo deshira e marre e imja, qe te te beja timen qe ate moment.
– Pse, deri ate cast, nuk isha e jotja?
– Ajo hamendesi, me pengoi te vija ate nate te te merrja ty. Nuk e kisha vendosur ne vetvete, qe ty do te ishe e dashura ime e jetes.
Une kujtoja se me doje.
– Po, po, por ngaqe akoma une nuk e kisha vendosur me vetveten, qe ty do ishe dashuria ime, nuk erdha deri ate mbremje.
– Pse nuk erdhe. Te pakten, te me kishe dhene dicka, qe une ta kujtoja nga ty  tere jeten.
– Nuk mund te vija te ty, nese nuk do ta kisha vendosur me vetveten, qe ty do beheshe e imja tere jeten.
– Derisa me doje, te kishe ardhur. Une do te te jepja cfare te doje ty. Edhe sikur ta dija, qe nuk do te me merrje. Te mbanim mend ndjenjen qe do shijonim. Sepse,  keshtu, pak gjera mbaj mend.
– Cfare mban mend nga une?
– Kur erdhe te konvikti im, per here te pare dhe me kerkove. Kur une erdha, ty me fshihje syte, dhe zeri te dridhej.
– Une kaq shume te doja, sa qe nuk mund te te shperdoroja dot ndjenjen.
– Dhe u argetove me femren qe te doli perpara?
– Nuk eshte keshtu.
– Une te pashe vete. Nuk mund te mohosh asgje.
– Ty pe vetem siperfaqen, por jo zemren e shpirtin tim.
– Cfare tjeter kishte shpirti yt, kur ty dorazi ishe me femren tjeter?
–  Ate mbremje, edhe pse ishte festa ime, une nuk jam gezuar asnje grime.
– Dhe ty pret qe une te te besoj tani, per keto qe me the?
– Nuk ta them, qe te te bind. Pohoj vuajtjen qe kam ndjere tere kete kohe, qe nga ajo nate. Mosardhja jote, me lendoi shume. Vrau vete dashurine, qe nuk e provova me kurre.
– Dhe perse vuaje, derisa kishe ate qe kerkoje?
– Ate mbremje, pa ty, mungesa jote bindi shpirtin tim, qe ty ishe ndjenja ime. Ndaj, kur te pashe tek prisje, kuptova se kisha vrare brenda shpirtit tim pergjithmone dashurine time te pare.
– Ty nuk bere asgje, edhe me vone, qe te me bindje.
– Ke harruar?
– Cfare?
– Sa u perpoqa une, qe te te bindja. Po ty me rrefuzove vazhdimisht. Derisa une u lodha.
– Mua ajo femer, me dha letren tende. Qe ty i shkruaje me doren tende, sa shume e doje.
Cfare thua? Une leter asaj?
Po, po. Ajo ma dha vete. Ishte shkrimi yt.
Po e di ty, qe une ate nate e takova per here te pare, dhe kurre me nuk e kam takuar?
Ajo me dha letren tende. Pse e mohon edhe tani?
– Sepse une kurre nuk i kam shkruar leter. Pastaj, si erdhi ajo te ty?
–  E dinte per ne, prandaj ma dha letren mua.
– Si ka mundesi? Per ne, une askujt, as shokut me te ngushte, nuk i kisha pohuar asgje. Cdo gje tonen, une e mbaja perbrenda, ngaqe deri ate mbremje, nuk bindja dot vetveten, qe ty do ishe dashuria ime  e jetes.
– Ajo leter, me shume se sa ju pashe ate nate, me bindi, qe ty nuk me doje me.
– Prandaj, kur erdha une ne Universitet, te te takoja, ty me shperfille, te rruga perballe korpusit?
– Atehere, ishe larguar nga une.
– Kaq shpejt, edhe ty me harrove?…
– Ti me braktise. Nuk mund ta imagjinosh, sa vuajtje ndjeva…
Diku, kur u futem ne qytet, lexova emrin e rruges qe te con te shtepia ime.
Isha i humbur ne kujtime, dhe krejt pa vetedije, duke qene edhe i larguar per nje nderkohe te gjate nga familja ime, (ngaqe punoj emigrant ne nje shtet tjeter te larget), pohova me ze:
– Rrruga qe te con te shtepia ime.
Papritur, Ajo frenoi, sa makina u shkund e tera.
– Te te coj te familja jote?
E pashe ne sy. Syte e saj kishin humbur ate shkelqim gezimi.
– Shaka bera. E thashe pa vetedije.
– Nese do, te coj te familja jote. Nuk ka problem per mua.
– Une kam ardhur kaq larg, nga endrra jote, vetem per ty.
Ajo, mi fshehu  syte dhe serish filloi te ngiste makinen.
Une i hodha duart ta perqafoja, por ajo i shmangu buzet, sa buzet e mia, mezi preken faqen e saj.
– Nuk do te te puth?
Ajo, kesaj here, afroi koken dhe me puthi. Por jo me pathosin e pare.
– Me puthe si kusherire.
– Mbase, edhe behemi kusherinj, nese nuk do te behemi te dashur, – ma ktheu Ajo.
– Nese akoma nuk me beson, atehere, qendro te zbres, – i thashe, duke mos e permbajtur me as une merzitjen.
– Ne rregull, te besoj, – mu pergjegj Ajo, dhe qeshi.
Kur u afruam te shtepia, ajo me tha, qe kjo eshte lagjia e saj.
Une e njihja kete lagje, sepse ketu jetova 20 vjet, por nuk i pohova gje.
– Qenkishim kaq prane 20 vjet dhe nuk e kishim gjetur dot njeri tjetrin, i thashe, sa zbritem nga makina.
Ajo nuk foli. Kur qendruam perballe deres se saj, ajo me tha:
– Kjo eshte shtepia ime.
Te dera lexova emrin dhe mbiemrin e saj, te pare, te pandryshuar, as nga nderkoha 30 vjecare.
Sic e kishte shkruar ne librin e Organizimit, qe me dha, kur une i kerkova librin qe te pergatitesha per provim.
Edhe pse ne fakultete te ndryshe, nje lende e kishim te perbashket.
Une, doja qe te kisha dicka te saj, dhe ate dite, pasi u takuam, i thashe per librin. Me teper, per ta provokuar, sa e gatshme ishte te bente dicka per mua.
Ajo, menjehere dhe me hare me tha, qe librin do te ma sillte ajo te konvikti im mbasdite. Dhe vertet, ma solli, pa ma kerkuar me serish.
Kete, ia pohova, teksa ajo po vohohej te hapte porten.
– Thua, qe ketej e tutje, te behet foleja e dashurise tone? – me tha, nderkohe, qe hapi deren dhe me ftoi brenda.

Stockholm tetor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *