Po e them që në fillim se unë jam i majtë dhe vazhdimisht kam votuar për të matën. Por këtë vit do të veproj ndryshe. Dhe shkak për këtë është bërë kandidatura e PS për kryetar Bashkie ne Himarë. Ajo përsëri ka hedhur në “fushën e luftës” Jorgo Goron, kryetarin aktual të Bashkisë.
Duke ndjekur fushatën e tij ndjej vetëm neveri e peshtirosje. I vetmi mendim që më vjen në kokë është: “Si nuk ka fare turp ky njeri që kërkon prapë votën?!”. Kaq i pacipë, është? Gjatë këtyre viteve ai, jo vetëm që nuk ka bere asgje të mirë per popullin, por i ka bërë keq atij.
Nuk besoj të gjesh në gjithë zonën një njeri që të flasë mirë pë të. Ah, po, ndofta vetëm të punësuarit e tij ose ata që kane ngrënë sëbashku çorbën e korrupionit. Në gjithë keto vite, duke qenë sherbetor i verbër i Edi Rames, ai ka mbingarkuar organikën e Bashkisë me njerez te paafte, ose më saktë, të aftë vetëm për të bërë korrupsion e nxjerrë para duyke vjedhur sa shtetin, aq edhe qytetarët.
AI ndryshe nga çfarë premtoi para se të vinte në atë detyrë, nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qe banoret te marrin çertifikatat e pronesise…
Ata që ishin sivjet ne plazhet e zonës e kanë parë kasaphanën që u bë këtë vit me ndarjen e zonave të plazhit. AI ka lejuar qe baret e restorantet te bllokojne plazhin,duke mos lene fare vend per plazh publik, madje edhe aty ku eshte vend i banuar. Subjektet e ndryshme paguajne 300m2 dhe zaptojne 800m2 rërë e sipërfaqe plazhi. Natyrisht lekët paguhen, besojme, por nuk shkojnë në shtet por në tjeter vend.
Bashkia nuk ka bërë asnjë për ndotjen akustike këtë verë. Të gjithë pushuesit janë ankuar për muzikën shume me lart se normat e lejuara. Shume turiste jane larguar vetem se nuk durojne dot zhurmen.
Bashkia ka lejuar qe motoret e ujit te perdoreshin jashte çdo rregulli,si rezultat,vdiq nje vajze e vogel e pafajshme.
Kryetari aktual i Bashkisë ka bërë zero transparence për shpenzimet e bashkisë. Per cdo meter katror ndertim,paguhet 2000 leke. Mendo se sa meter katrore ndërtime ka zona e bashkise,sa leke mblidhen? Ku shkojne keto leke? Asnjë shifër nuk është dhënë zyrtarisht nga Bashkia…
Te shkosh te ankohesh per ndonje problem, te del nje djale i ri qe te percjell,sepse Jorgo nuk begenis te degjoje hallet e popullit…
Për të gjitha këto, une jam i bindur qe ka ardhur koha qe Jorgo Goro te iki sa me pare e t’i leje vendin Fredi Bejlerit,i cili sipas mendimit tim do te punoje shume me mire duke menduar per popullin. Pershtypja ime personale,duke e pare ne diskutimet televizive,eshte shume pozitive. Ai, gjatë debateve,nuk ra pre e provokimeve dhe diskutonte me dinjitet per programin e tij që vendoste mbi çdo gjë popullin e zonës, sidomos dhenien e çertifikatave te pronesise, qe janë kushti i parë për zhvillimin e turizmit. Ai premtoi rruge te rregullta,plazhe publike,qetesi jo ndotje ambjenti dhe akustike,transparence se ku shkojne taksat etj).
Per kete gjitha keto i uroj Fredi Bejlerit qe te fitoje dhe ne te gjithe te ndjejme ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *